Ekspozohen makinat e ëndrrave të Hollivudit (VIDEO)

29 Maj 2019, 11:01| Përditesimi: 29 Maj 2019, 11:07

  • Share

Makinat e ëndrrave të Hollivudit janë ekspozuar për vizitorët në Los Anxhelos, në SHBA. 40 modele të makinave më të famshme në historinë e kinemasë kanë dalë në dritë në “Petersen Automotive Museum”.

"Ne tregojmë historinë e këtyre makinave, përse ato u krijuan, si u krijuan dhe si u përdorën”, shpjegon Leslie Kendall, kurator në Muzeun Automobilistik Petersen . "Shumë prej këtyre makinave kanë qënë pjesë përbërëse e “arkitekturës” së skenave filmike, shumë prej tyre u përdorën dhe disa të tjera u krijuan në mënyrë specifike, sepse ato ekzistonin vetëm në formatin dixhital".

Për Glenn Oyoung, edaktor i faqes së internetit “LACar”: “Makinat e Hollivudit janë një përzierje e dizajnit, argëtimit dhe transportit. Të qënit të gjitha bashkë në një ekspozitë, është vërtet e mahnitshme".

"Në vitin 1984 kam qenë shumë me fat. Kam marrë një telefonatë dhe zëri në anën tjetër, më kërkonte të ndërtoja një makinë për filmin “Back in the future” shpjegon inxhinieri Michael Scheffe. “Producentët e filmit dëshironin një model të pabesueshëm të “DeLorean”, një makinë që mund dhe të fluturonte. Mu desh të kërkoja shumë për të mbledhur materialet e duhura për ta ndërtuar. Ishte një eksperiencë e pabesueshme”
Në qytetin e filmave, Los Anxhelos, adhuruesit e filmit, fantashkencës dhe makinave, mund të admirojnë gjithçka motorrike që bënë historinë e kinemasë, deri në muajin mars të vitit 2020.

Përgatiti Ilir Çuçi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?