Faruk Baybesin

Ekstradohet nga Shqipëria në Francë turku i familjes së 'Eskobarëve të Evropës'

15 Shkurt 2020, 14:59| Përditesimi: 15 Shkurt 2020, 15:03

  • Share

Faruk Baybesin, njëri nga anëtarët e familjes “Baybesin” që në Turqi janë etiketuar nga mediat vendase si “Eskobarët e Evropës”, për shkak të trafikut të sasive të mëdha të heroinës që ata kryejnë nga Turqia në vendet europiane, është ekstraduar pak ditë më parë nga Shqipëria në drejtim të Francës.

Vendimi për ekstradimin e Faruk Baybesin, në drejtim të Francës, mësohet të jetë marrë në 2 shkurt 2020, nga gjyqtari Gerd Hoxha.

Tashmë Faruk Baybasin është ekstraduar në Francë, ku rezulton i dënuar me 30 vite burgim për çështje të trafikut të heroinës. Vendimi për dënimin e Baybesin mësohet të jetë marrë nga gjykata e Loire Atlantique, që e ka shpallur fajtor për pjesëtar të organizatës kriminale që trafikonte ne Evropë heroinë.

Në muajin janar 2020, drejtësia franceze përmes dokumenteve që i ka përcjellë me urgjencë drejtësisë shqiptare, kërkoi dorëzimin e Baybesin, me argumentin se përgjatë viteve 1994 -1995 Baybesin, ishte aktiv në trafikun e drogës edhe në Francë si anëtar i një bande që vepronte jo vetëm në Turqi, por edhe në Francë. Faruk Baybesin u arrestua në Tiranë në datën 24 dhjetor 2019, pasi emri i tij rezulton me ngjyrë të kuqe në listën e personave të shpallur në kërkim nga Interpoli.

Vendimi për ekstradimin e Faruk Baybesin

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?