Anxhelo dhe Mihal Llangozi

Ekzekutimi në Greqi, flet djali i shqiptarit të vrarë: Do u kthenim borxhin prej 600€, por na qëlluan

14 Janar 2021, 20:47| Përditesimi: 14 Janar 2021, 20:56

  • Share

Detaje të reja kanë dalë në skenë nga vrasja e shqiptarit, Edmond Llangozi në Greqi dhe plagosja e dy djemve të tij Anxhelo dhe Mihal Llangozi. Mediat greke kanë arritur të marrin dëshminë e një prej djemve të plagosur, Mihal Llagnozi i cili ka thënë se sherri me autorin e krimit ka nisur për një borxh të marrë, 600 euro.

Sipas tij kanë qenë 5 persona që kanë kryer atentatin ndaj tij dhe familjes së tij, ndërsa shton se ata kanë qenë me origjinë shqiptare.

“Babai nuk ishte i përfshirë. Ata na ndoqën, pasi qëlluan vëllanë tim, erdhi babai në ndihmë. Ata e qëlluan atë katër herë, vetëm një plumb e kapi” tha djali i mbetur i plagosur gjatë antentatit.

Sipas djalit të viktimës, vëllai i tij, Anxhelo kishte caktuar një takim me këta persona për t’u kthyer një borxh 600 euro,por ndodhi ajo që nuk pritej, pasi u përplasën.

“Vëllai im u kishte marrë hua dhe atë ditë në 11 janar unë i kërkova të shkonim së bashku për t’ua dërguar paratë. Ishin 600 euro” tha ai.

Ndërkohë policia greke ka arritur që të identifikojë të paktën një nga autorët e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa është vënë në kërkim të autorëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?