Foto ilustruese

Elbasan/ Arrestohet 54-vjeçari shqiptar në kërkim ndërkombëtar, do të ekstradohet drejt Italisë

20 Mars 2020, 11:09| Përditesimi: 20 Mars 2020, 11:15

  • Share

ELBASAN- Një 54-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar dhe do të ekstradohet drejt Italisë.

Leonard Kote (Taçi) , banues në Elbasan është dënuar nga Gjykata e Bergamos në Itali me 14 vjet burg, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Arrestimi i tij u bë në bashkëpunim me policinë e Elbasanit dhe Interpol Tirana.

Sipas policisë, veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?