Elbasan- Durim Koçi, prindi që grushtoi rojën e shkollës u arrestua këtë të shtunë, (17 shkurt 2024) me urdhër të prokurorisë së Elbasanit.
Episodi i dhunës ku një prind masakron me grushte rojen u shënua mesditen e 14 shkurtit në shkollën 9-vjecare “Qamil Guranjaku”.Nga pamjet e siguruara edhe nga Report Tv, dhe që bënë xhiron e rrjeteve sociale dhe nxitën prokurorinë të kërkojë arrestimin e tij.
Policia e Elbasanit fillimisht e kishte lënë të lirë agresorin, duke e klasifikuar ngjarjen si ‘konflikt për motive të dobëta’. Prokuroria bëri të ditur sot se Durim Koçi akuzohet për “goditje për shkak të detyrës”, e kryer në mjediset e institucionit ku personi ushtron detyrën.
Me këtë vepër penale, Durim Koçi rrezikon të dënohet nga gjobë deri në 3 vite burgim. Episodi i dhunës në prezencë të nxënësve ka vënë në pikëpyetje sigurinë në institucionet arsimore. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi , njëkohësisht prind në shkollën ku u shënua incidenti kërkon nga Ministria e Arsimit caktimin e oficerëve të sigurisë.
“E papranueshme dhuna e ushtruar në shkoll, nxis organet ligjzbatuese ta trajtojnë me seriozitet vepren penale dhe nga ana tjeter nxis ministrine dhe policinë të caktojnë oficere të sigurisë nëpër shkollat e Elbasanit” tha Robert Gajda, Komisioner
Fakti që roja u dhunua nga një prind që ka 4 fëmijë në këtë shkollë e bën dhe më alarmante situatën. Të tronditur prindërit e tjere kërkuan me shume siguri nga organet ligjzbatuese.
“Është ngjarje e rëndë dhe jemi të shqetësuar për sigurine e fëmijëve tanë. Roja u dhunua në detyrë, në sy të gjithë nxënësve. Shteti të marrë masa”, tha një prind.
70-vjeçari që punonte prej vitesh roje nuk është paraqitur në punë prej 14 shkurtit. Ai ka marrë mjekim në spital për plagët në fytyrë dhe ndodhet në shtëpi në gjendje të përmirësuar. Në një bisede telefonike për Report Tv, 70 vjecari tha se debati lindi fillimisht me bashkëshorten e Durim Koçit, të cilën nuk e ka lejuar të marrë fëmijët gjatë orarit të mësimit. Më pas ka shkuar 40-vjeçari dhe e ka dhunuar vetem se roja zbatoi rregullin e shkollës.
Se e sa burra e gra rrahin, zihen shkapeten etj etj cdo 24 ore ne kete vend te bekuar?! Pse ky lajm keshtu ?! Thuajiini te verteten njerezve qe ky burri beri si trim me ate te shkretin njeri sepse eshte kryetari banditeve dhe patronazhisteve te elbasanit. Ose me shkrut kryetari partise bandë ne qytetin elbasan.
PërgjigjuFansat e Taulant Balles
PërgjigjuArestoni dhe policin OPGJ qe nuk mori masa qe ne fillim por veproi prokuroria pasi ngjarja u be publike. Dhune e papranueshme dhe e pa justifikuar. Minimumi te denohet me 2 vite, jo me sherbim prove ky Burrec legen.
PërgjigjuGoditja për shkak të detyrës esht shkelje penale dhe dënohet nga 3-5 vjet burg
PërgjigjuPolicia ka vepruar me tru, si te gjithe kemi parë prokurorine me mosveprimet e tyre, e lëroi ne hetim ne gjendje te lirë, dmth e ka provokuar, bravo policia. Fatkeqesisht eshte kuptuar që jo te gjithe punonjesit ne istitucionet e zbatojne LIGJIN
PërgjigjuKy trimi palacio cirku qenka kryetar dege i PS, prandaj policia nuk ka guxuar ta arestoje ne flagrance. Perse nuk e denon ministri Balla kete akt turpi dhe te ndeshkoje policet qe nuk vepruan??
Ishalla do Zoti vihet içik drejtësi në këtë vend se na mbytën cubat. Jan ba të gjith të fortë e shesin men. Turp, i duket vetja trim me 70 vjeçarin.
PërgjigjuBravo Prokurorise se Elbasanit, goditje per shkak te detyres ishte dhe eshte nuk e luan topi.Eshte krim dhe jo kundravajtje penale.
Përgjigju