Dita e Verës/ 30 shkolla bëhen bashkë për panairin e Arteve dhe Zejeve në Elbasan

11 Mars, 15:46| Përditesimi: 11 Mars, 17:38

  • Share

Nxënësit e 30 shkollave në Elbasan janë bërë pjesë e një panairi të veçantë titullar “Art dhe Zeje”.

Në prag të Ditës së Verës, nxënësit dhe mësuesit e 30 shkollave “Qendër Komunitare” të bashkisë Elbasan organizuan Panairin e Artit dhe Zejeve.

Secila shkollë ekspozoi traditat dhe kulturat e zonës me qëllim ruajtjen dhe promovimin e tyre. Ndonëse në pamje të parë fragmente të tilla na kthejnë vite pas në fund na kujtojnë vlerat kulturore dhe traditën unike shqiptare. Vetë të rinjtë përçuan mesazhin e ruajtjes së traditës një amanet i pashkruar nga të parët.

“Kemi sjellë këtu kostumet e zonës sonë. Po kështu piktura e kompozime. Jemi shumë të kënaqur që japim kontributin tonë”, thanë fëmijët.

Drejtoresha e zyrës Arsimore, Vesa Llanaj Liço pohoi se aktivitete të tilla i bëjnë fëmijët të njohin identitetin kombëtar traditat dhe trashëgiminë kulturore.

Në Elbasan janë duke u zhvilluar një mori aktivitetesh në kuadër të Ditës së Verës, ndërsa festa kulmon më 14 mars.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?