Elbasan/ Tentoi t’i merrte 4 mijë euro pronarit të një mobilierie, në pranga 23-vjeçari

26 Maj, 12:44| Përditesimi: 26 Maj, 12:46

  • Share

Një i ri është arrestuar nga policia në Elbasan pasi në bashkëpunim me një 55-vjeçar, ka kanosur pronarin e një mobilierie që ti’ jepte 4000 euro.

23-vjeçari A.K, ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar ‘Mobilieri’.

5 ditë më parë policia prangosi një 55-vjeçar, pasi u kap shumën e parave, në mobilierinë e 50-vjeçarit.

‘Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. K., 23 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar "Mobilieri", i zhvilluar 5 ditë më parë, pasi ka kanosur pronarin e një mobilierie për dhënien e 4000 eurove, në bashkëpunim me një 55-vjeçar, cili u arrestua teksa merrte shumën e parave, në mobilierinë e 50-vjeçarit. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?