Elbasan/ Vodhën automjetin dhe nuk iu bindën policisë, dy personat braktisin mjetin pasi mori flakë

12 Qershor, 09:14| Përditesimi: 12 Qershor, 09:18

  • Share

Dy persona kanë vjedhur një automjet mëngjesin e sotëm në Elbasan të një 28 vjeçari.

Sipas policisë, në momnetin që ata janë pikasur nga policia, nuk i janë bindur urdhërit të policisë për të ndaluar dhe janë larguar. Mësohet se 2 shtetasit e kanë braktisur automjetin pak më vonë, pasi dyshohet se gjatë ecjes u përfshi nga flakët.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 02:35, në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Petresh, dyshohet se 2 shtetas i kanë marrë automjetin tip "Ford", shtetasit R. Ll., 28 vjeç.   

Shërbimet e Policisë kanë pikasur automjetin që këta dy shtetas kishin vjedhur dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por shtetasi që drejtonte automjetin nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.      

Për t'iu shmangur Policisë, 2 shtetasit e kanë braktisur automjetin, pasi dyshohet se gjatë ecjes u përfshi nga flakët, në fshatin Dopaj.    

Nga veprimet e para hetimore, si dhe bazuar në informacionet e siguruara, Policia ka krijuar dyshime të arsyeshme për autorët e këtij rasti. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?