Eloen, 8-vjeçari nga Berati i pasionuar pas mekanikës, riparon kamionë (VIDEO)

18 Mars 2023, 16:37| Përditesimi: 18 Mars 2023, 16:45

  • Share

Eloen Kaja sapo mbaron detyrat e shtëpisë vrapon për tek servisi i babait. I apasionuar pas mekanikës ai njeh me detaje çdo pjesë të kamionëve.

“Kjo makinë flakte ujin, ne i kemi heq boshtin me gunga, biliancerët dhe testatën dhe testata është në radifikë nëse është çfarë do i blejmë testarë të re”- thotë ai.

Me duart me graso, Eloenin e gjejmë në krye të punëve. Është vetëm 8-vjeç dhe jeton me prindërit e vëllanë më të vogël në qytetin e Berat.

“Kur mbaroj mësimet i them mamit a ta marr babin në telefon e të shkoj në servis”

Babai e ka marrë që dy vjeç në servis dhe tashmë ai nuk i ndahet makinave.

“Është pak e vështirë se duhet ti mbash mend të gjitha pjesët, por unë jam mësuar dhe tani s’kam shumë vështirësi”.

8 vjeçari vjen çdo pasdite për ndihmuar babanë dhe xhaxhai në servis, ndërsa në fundjavë ka dëshirë të udhëtojë tek gjyshërit në Roshnik.

“Të shtunën kur më merr uria e lë punën dhe iki tek gjyshërit në fshat. Atje kam qejf se loz dhe me shokët”.

I ati, Drini Kaja thotë se ëndrra e tij është ta shohë të birin inxhinier mekanik në kompanitë e mëdha të prodhimit të automjeteve.

“Nuk dua që djali të punojë me hekura se kjo është punë e rëndë, dua të bëhet inxhinier dhe pse jo të punojë për kompani të mëdhaja”, tha ai. Ndërsa 8 vjeçari shton: “Dua të punoj te actros euro 6”.

Eloeni ka mësuar tejet i vogël të gjitha pjesët dhe tashmë është në gjendje të përcaktojë dhe defektet e kamionëve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bepi: 18/03/2023 19:41

    Talent

    Përgjigju
  • Njoni: 18/03/2023 19:41

    Prandaj mori kamjoni njoni në berat para ca ditesh. Se ishte Pa frena se ja kish rregullu ky bucko i vogel.bravo te nje mekanik I mir vetem keshtu ecen shqiperija per para. Jo me sera bari.

    Përgjigju
  • gimi: 18/03/2023 19:27

    bravo ,,ky djale eshte i talentuar,,le te behet dhe inxhinjer mekanik,,,por dhe mekanik nuk eshte pune e keqe...

    Përgjigju
  • Arbërori: 18/03/2023 16:44

    A ështé duke viktar shkollimin obligationer ky vogëlush ? Në vender perendimore kjo gjë do sankcionohej ligjërisht…!

    Përgjigju
    • Lala: 18/03/2023 21:55

      A ma perkthen dot njeri arberorin?

    • Pjeter: 18/03/2023 18:50

      Mire mer traperor,por me pare lexo artikullin!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?