Embëlsirë me bukë tosti pa kosto fare, shumë e shijshme nga zonja Albana

9 Korrik, 11:18| Përditesimi: 9 Korrik, 11:20

  • Share

Embëlsirë me bukë tosti

Përbërësit:

  • 16 feta tost
  • 120 ml qumësht
  • 4 vezë
  • 2 lç kanellë
  • 100 gr sheqer kaf
  • 140 gr gjalpë
  •  
  • Për spërkatje:
  • 100 gr sheqer kaf
  • 2 lç kanellë
  • Mjaltë

Përgatitja:

Marrim fetat e bukës dhe i sheshojmë me okllai. Në një enë shtojmë gjalpin, kanellën dhe sheqerin kaf. I lyejmë fetat e bukës dhe i bëjmë role. Në një enë tjetër vendosim vezët, qumështin dhe pak kanellë. I lyejmë dhe i vendosim në tigan me pak gjalpë pët t'i skuqur. Në fund i kalojmë në sheqer kaf me kanellë dhe i spërkasim me mjaltë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?