Receta

Ëmbëlsirë me luleshtrydhe e shpejtë në tigan

20 Maj 2021, 10:31| Përditesimi: 20 Maj 2021, 10:33

  • Share

Ëmbëlsirë me luleshtrydhe  e shpejtë në tigan

Përbërësit:

300 gr luleshtrydhe

1 vezë

100 gr sheqer

140 ml qumësht

60 ml vaj ( 1 filxhan kafe)

200 gr miell

1 lugë çaji pluhur pjekës

1 lugë çaji sheqer vanilje

1 lugë çaji gjalp për lyerjen e tiganit

Përgatitja:

Lajmë luleshtrydhet I pastrojmë ato dhe I presim vertikalisht në gjysma.

Lyejmë mirë me gjalp tiganin shtojmë një letër pjekje dhe më pas lyejmë edhe letrën me gjalp. Në një tas vendosim 1 vezë të plotë shtojmë sheqerin dhe I përziejmë mirë sëbashku deri sa sheqeri të shkrijë shtojmë qumështin, vajin dhe vazhdojmëpërzierjen e brumit seri sat ë na formohet një brumë I lëmuar por jo I trashë por mesatar.

1/2 e brumit e shtrojmë në tiganin  ku kemi shtuar letër pjekje nivelojmë mirë burmin dhe mbi të në formë rrethore në prerjen nga poshtë vendosim luleshtrydhet në formë rrethore. në mënyrë dekorative. Pasi mbulojmë gjithë sipërfaqen me luleshtrydhe I mbulojmë ato më brumin e mbetur. Vendosim kapakun dhe në temperaturë mesatare e pjekim ëmbëlsirën në tiganin për 15-20 minuta më pas e kthejmë dhe e pjekim për 10 minuta të tjera. E ftohim dhe e pudrosim me sheqer pluhur.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?