Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Emër për emër: Ekipi i Lulzim Bashës në 12 qarqe, riciklim i 'njerëzve hije' të Berishës

20 Janar 2021, 18:33| Përditesimi: 20 Janar 2021, 18:35

  • Share

Përveç Tomor Alizotit, asnjë prej emrave të ekipit “fitues” të Lulzim Bashës në 12 qarqe, asnjëri nuk është një prurje e re. Pjesa më e madhe janë riciklim i niveleve të dyta të “ekipit Berisha” të 2009-s.

Në logjikën e një beteje kur opozita kërkon të ndryshojë qeverinë, pritej natyrisht një risi politike të paktën në skuadrën drejtuese të qarqeve që përbën edhe “paradhomën” e qeverisë së ardhshme nëse PD merr pushtetin më 25 prill.

Por përveç kësaj tregon idenë apo strategjinë politike për t’i dhënë qarkut, një drejtim që përfaqëson realisht fytyrën politike të opozitës.

Tomor Alizoti, një diplomat me profesion, intelektual i formuar dhe përfaqësues i një prej familjeve më të njohura patriote në vend, ka në lëkurën e tij historinë e persekutimit të regjimit komunist ndaj familjes së tij.

Përfaqëson të djathtën klasike në PD, ka qenë diplomat në ambasadën shqiptare në Gjermani dhe më pas, kur Lulzim Basha u zgjodh kryebashkiak i Tiranës, shërbeu si këshilltar për marrëdhëniet me jashtë i tij.

Me ardhjen në krye të PD-së të Bashës, Alizoti u afrua në parti si përfaqësues i shtresës së të përndjekurve.

Në vitin 2017, u la jashtë listave për deputetë dhe zoti Alizoti dha dorëheqjen nga kryesia e PD-së. Ka qenë aktiv në mjaft debate televizive dhe është i njohur për gjuhën e tij të kulturuar dhe pa eksese, qytetare dhe me argument.

Megjithatë dërgimi i Alizotit në Berat, duket pak si jo shumë i qartë politikisht: ngaqë aktivitetin e tij politik ai e ka pasur në kryeqytet, ku ka edhe një rol në bazën e së djathtës, por edhe origjinën e ka nga Gjirokastra.

Berati është një qark bastion i së majtës dhe është i pakuptueshëm roli i Zotit Alizoti në maksimalizimin e votave në këtë zonë, ku nga PD ka një rivalitet prej ish-deputetit Astrit Veliaj dhe Lefter Maliqit.

Duket më shumë një lëvizje për të mos sulmuar se një logjikë sulmi. Megjithatë Alizoti përfaqëson realisht një fytyrë të re politike.

Një tjetër emërim i pritshëm por që përbën një lëvizje normale është Enkelejd Alibeaj. Njeriu që garoi për bashkinë e Fierit në 2015, që është një bastion i së majtës, natyrisht që do të drejtonte qarkun për PD.

E ka bërë edhe në vitin 2017 dhe përbën një nga drejtuesit politik të PD-së, ku drejton edhe departamentin për Sigurinë Publike.

Megjithatë, Alibeaj, është një nga ministrat e qeverisë “Berisha”, edhe pse nuk ishte një nga njerëzit e sërës së parë të kupolës së selisë blu.

Në Vlorë, PD është kthyer në epokën e vitit 1997, ku ka kthyer ish-kreun e KLSH-së, Bujar Leskaj, ish-kreu i KLSH-së dhe deputet i PD-së në vitet 2005, 2009.

Vlora është një bastion i së majtës gjithashtu ku drejtues politik i mazhorancës është vetë Kryeministri Edi Rama.

Në Korçë, Basha sërish nuk ka kryer një risi politike, ka dërguar si shef qarku Edmond Spahon, profesor ekonomie, i cili edhe pse përbën një fytyrë intelektuale dhe qytetare të opozitës, ai i ripropozohet korçarëve si një riciklim i pastër i listës së vitit 2013, ku Spaho ishte pjesë e listës.

Në Elbasan, Basha ka çuar numrin 2 të partisë, Gazmend Bardhin, i cili e ka për herë të parë garimin për deputet.

Bardhi është nga Kavaja me origjinë, por duket se është dërguar në Elbasan si përfaqësues i qendrës, për të “vënë rregull” në një qark që nuk ka as lidhje politike e as të origjinës. Përfaqëson më shumë një i dërguar partiak sesa një prurje politike e re.

Në Durrës, Basha ka çuar sërish një dërgatë partiake, Edi Palokën, numrin dy të partisë, i cili është një veteran i strukturave drejtuese të PD-së, “skifter” i betejës së ashpër me kundërshtarëve dhe jo një prurje e re.

Tirana mbetet enigmë, nëse listën do ta drejtojë vetë Basha apo Berisha, ose ndonjë outsider e duhet pritur.

Në Lezhë, si shef politik është emëruar Mark Marku, një pjesë e listave të PD-së të vitit 2009, por jo i nivelit të parë, por i politikanëve të skalionit të dytë.

Për thuajse 8 vjet në emisionet televizive, Marku ka qenë një “skifter” në mbrojtje të Bashës, madje ku disa herë është zhbalancuar dhe ka ulur nivelin e etikës./Shqip

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • CUBI: 20/01/2021 19:50

    Me kete ** ekip leshi** megjithmend ky do mare leshin. Po megjithate ja ka pregatitur mir terrenin CUBIT te gjat. Se ska si te fitoj I vetem edhe me thell se ne vitin 2017. Jepi CUB caj perpara per shqiperin europiane.

    Përgjigju
  • Dori: 20/01/2021 19:30

    Dhe me ne fund do ti hane munë fitores........

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?