Emigrantët regjistrim në e-albania për të votuar! Vendimi i qeverisë: Kush nuk deklaron adresën s'ka të drejtë vote, nuk merr as shërbime

29 Nëntor 2020, 12:49| Përditesimi: 29 Nëntor 2020, 13:33

  • Share

Të gjithë shqiptarët që banojnë jashtë vendit në rast se nuk plotësojnë formularin e vetëdeklarimit të adresës nuk do të kenë mundësi të votojnë apo të marrin asnjë shërbim nga shteti shqiptar.

Qeveria ka bërë publik vendimin e datës 4 nëntor ku i kërkon bashkëkombësve emigrantë të nisin vetëdeklarimet për adresat e tyre në portalin qeveritar e-Albania.

Në pikën 4 të këtij vendimi thuhet: “Shtetasit shqiptarë mbajnë përgjegjësi administrative për mospërmbushje të detyrimit ligjor të vetëdeklarimit të adresës së tyre dhe autoritetet përgjegjëse në rast konstatimi të mospërmbushjes së këtij detyrimi, pezullojnë kryerjen e shërbimit të kërkuar, derisa shtetasi të përmbushë detyrimin ligjor të vetëdeklarimit të adresës.

Në formular, emigrantëve u kërkohet të deklarojnë: të dhënat e adresës së saktë në shtetin ku ka vendbanimin e përhershëm, për veten e tij dhe/ose edhe për anëtarët e së njëjtës certifikatë familjare, në rastin kur ata jetojnë me deklaruesin.

Më tej thuhet se “deklaruesi, bashkë me formularin, paraqet çdo dokument zyrtar, i cili provon gjenealitetet e shtetasit dhe adresën e plotësuar në formular, të njohur nga autoritetet e vendit ku jeton.

Pasi plotësohet ky formular vetëdeklarimi, ai merret në dorëzim nga punonjësit e zyrës së gjendjes civile, nëse janë në përputhje me të dhënat e deklaruara në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Pas kësaj faze çdo shqiptarët rezident jashtë vendit përfitojnë shërbimet shërbime të gjendjes civile; ushtrim të së drejtës së votës, në zbatim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Në rast ndryshimi të adresës, shtetasi shqiptar deklaron adresën e re brenda 60 ditëve nga data e lidhjes së kontratës së qirasë apo e shitblerjes së objektit të banimit, si dhe çdo dokument tjetër që provon ndryshimin e adresës.

Regjistrimin e emigrantëve katër vite më parë e prezantoi si projektligj ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili deklaronte se emigrantët duhet të tregojnë adresat dhe shteti ka detyrim t’u shërbejë.

 "Ne emigrantëve u kërkojmë vetëm një gjë regjistrohu dhe na thuaj ku banon, shteti e ka pastaj detyrim duke të të shërbyer dhe lehtësuar aty ku është e nevojshme. Në çdo vend të botës qytetari ka përgjegjësi t'i deklarojë shtetit se unë banoj në këtë vend" tha Tahiri më 1 shkurt të 2016 .

Shqipëria aktualisht ka edhe ministri për Diasporën ndërsa prej më shumë se tre dekadash emigrim ende nuk ka një shifër zyrtare se sa shqiptarë banojnë nëpër botë njohur ndryshe edhe si Diaspora.

Po si mund të regjistrosh adresën e banimit në e-albania për emigrantët shqiptarë

Fillimisht të gjithë duhet të zotërojnë një llogari në këtë aplikacion ku regjistrohen me të dhënat e tyre dhe më pas pasi jeni identifikuar kërkoni shërbimin “Deklarimi i adresës së shtetasve shqiptarë, që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” dhe pasi të lexoni hapat e nevojshëm të procedurës, klikoni butonin “PËRDOR”.

Për të vijuar me kryerjen e aplikimit shtyp "KRIJO NJË APLIKIM TË RI"

Pas butonit do të hapet aplikacioni ku emigrantët shqiptarë duhet të regjistrojnë adresën e banesës së tyre.

(Kliko këtu) Vendimi i qeverisë shqiptare

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ukman: 25/04/2021 21:00

    doni vota ju ..... po me ju japim neve nje m,,, te madh ta hani mgjes drek dark

    Përgjigju
  • Aleks: 08/12/2020 16:25

    Mua shteti shqiptar nuk më ka dhene akoma pashaport shqiptare. Më morì shtepine ne Tirane ja dhane nje tropojani. U mblodh qeveria e Saliut ne qershor tè vitit 2013 nje jave a disa jave se tè dorezonte qeverine te Edi Rama. Brenda javes e botoi edhe né gazeten zyrtare. Mblidhet qeveria per tè zvebdesuar emrin tim me nje qytetar tè besuar tè PD. Tè njejten rruge po ndjek edhe Edi Rama

    Përgjigju
  • Agim: 01/12/2020 13:44

    Sa mir e theksoni që këtë projekt ligj e ka nxjer saimir tahiri, e kush ësht ky një i dënuar e i pa dënuar kryemafioz ose bashkpuntor mafioz, jam 40 vjeç njëher kam votuar në shqipëri, dhe nuk votoj kurr se nuk e meritoni, më thoni një ministër apo kryeministër nga 1990 deri sot ça ka bër për popullin, tani kërkoni adresat se nuk vijn njërëzit tju votojn dhe nuk keni e të paguani trasportin e tyre,, e keni sharruar popullin, ju iku nga duart

    Përgjigju
  • Anonim: 30/11/2020 23:43

    Per cfare e duan regjistrimin,ti donin I mbanin ne Shqiperi Apo ti perndjekin edhe nga Kane shkuar me presione?!!!!!

    Përgjigju
  • Mary: 30/11/2020 22:23

    Përsëri me kërcënime, na kthyet mbrapa në kohën e xhaxhit. ..... Përse nuk shpjegoni se për çfarë ju duhen këto informacione, dhe me pas çdo njeri duhet të jetë i lirë të bëjë atë që mendon se është e drejtë, të votojë apo jo!!!! Sa për shërbimet..... hapim një kapitull shumë të gjate

    Përgjigju
  • Alketa: 30/11/2020 21:22

    Po ju more qener na keni pire gjakun dhe kerkon akoma vota nga emigrantet as skwni per te Marr asgje nga ne rrac e poshter

    Përgjigju
  • Drita Billaj: 30/11/2020 16:17

    Shteti punon per shqiptaret. Pershembull do japesh adresen ku jeton jashte, te vij shqiptari tjeter te vjedh shtepin nga informacioni qe ke dhen, ne shtepi ti ke pashaportin ta vjedh edhe ate per te paguar ambasaden tarifen e pashaportit te ri qe do detyrohesh ta nxjeresh prap. E dyta punon edhe per kriminelet edhe mafiozet kundershtare te din ku jeton kundershtari ta nxjerin ne pritje. E treta po e dhe adresen ta din ku te cojn policin e shtetit ku jeton per nje vjedhje ose per nje vrasje qe ka kryer nje familjari jot, ose nje shok, eshte si nje Big brother pa kamera

    Përgjigju
  • Ppsh: 30/11/2020 09:02

    Qellimi eshte qe te kene te gjitha te dhenat per nje votim dixhital Nqs arrijne te marrin keta te dhena do na japin te drejten per te votuar por voten do ta plotsojne ata jo ne sepse nuk ju mungon asnje informacion Pra nese mergata do votoje ne menyre dixhitale vota jone do vidhet ne mase Nese do behet me poste qellimi eshte diku tjeter si psh bojkotimi i figurave te reja qe mund te kandidojne

    Përgjigju
  • Illyricum: 30/11/2020 04:29

    E kisha fjalën se nuk mund të bëhesh president nëse rezulton rezident jashtë shteti. Shumë mirë që të regjistrohet diaspora por të ndryshohet kushtetuta e të hiqet kriteri i rezidences në territorin shqiptar. Përse të mos lejojmë dhe të kemi president shqiptar që ka jetuar jashtë? Duke qënë se ligji i ri në fjalë, do të ndikojë në privimin e së drejtës për t’u zgjedhur, ai është antikushtetues.

    Përgjigju
  • Ana: 30/11/2020 04:06

    Nuk edi te qesh i qash me fatin ton ne diaspor kaq vjet kush u kujtua per ne nje pashaport qe vemin ne ambasaden Athin te nxhjerr qumshtin nenes.Te lesh punen mbushur fletat. Thon nje fjale mir gomari ngordhi sna len mizat dhe puna jon

    Përgjigju
  • Illyricum: 30/11/2020 04:01

    Ky ligj ka për qëllim heqjen e së drejtës për t’u kandiduar si deputetë shqiptarëve që jetojnë mes Shqipërise dhe Diasporës. Për të qënë kandidat për deputet duhet të jesh rezident në Shqipëri. Nëse diaspora regjistrohet me adrese të jashtme ka të drejtë të votojë nga jashtë por jo të votohet. Kështu pushtetin do të vazhdojnë ta gëzojnë të pa shqetësuar dinakët e plakur të republikës së bananeve. FP Angli

    Përgjigju
  • Xhoni amerikani: 30/11/2020 02:02

    E sakte si ne amerike vetem se jeni 100 prapa e 50 anash me sherbimet qe i jepni qytetareve shtetas shqiptar femijet lindur ne itali banues ne amerike me pune kudo neper bote shtepia me qera enderroj cdo 4 muaj cfare sherbimi me jep shteti mua

    Përgjigju
  • Bob: 30/11/2020 01:58

    Ikni more,you nuk dini adresat brenda Shqiperise dashkeni adresat e emigranteve,dhe votat e tyre,rob te trash,

    Përgjigju
  • Gjon: 30/11/2020 00:19

    Nese ndokush deshiron te votoje, atij/asaj i duhet nje dokumenti i vlefshem identifikimi. Cfare i duhet shtetit shqiptar qyteti, lagjja, tefeloni, rruga, etj, etj ku banojne e emgrantet??!!!

    Përgjigju
  • Maskare: 30/11/2020 00:10

    Ky ligji esht me ju vu gjoba emigrantve pa.maska qe ti paguajn ne rinas kur te shkelin ne memedhe. Riprjedhje hesapi

    Përgjigju
  • meri: 29/11/2020 23:40

    SHQIPERIA QEVERISET NGA RAMA APO NGA ERGODAM.ç'JAN KETO LIGJE DIKTATORIALE ?

    Përgjigju
  • AltinTop: 29/11/2020 22:45

    Nuk e duan voten nga jashte, prandaj perdorin adresen si justifikim...sikur nuk pat vota nga emigrantat per arssye adrese... po kush i ha kto Shteti Leshi.

    Përgjigju
  • Tartuf: 29/11/2020 22:45

    Ja futni. Kot

    Përgjigju
  • Shqiptar jame.: 29/11/2020 21:08

    Kame dy djem 28 dhe 26 vjeç skane lindur ne shqipri, a jane te dytyruar te deklarojne adresen?

    Përgjigju
  • Amos: 29/11/2020 21:06

    Rregulloni adresat mrena shqiperise lerini emigrantet rehat. Se me dasht me gjet nje shpi ne tirane akoma njerzit lene takime si psh "te kafja rremes te xhamlliku te flora te artisti te sheshi e te tjera me emra lokalesh e jo adresash. Ne tirane por lere fare me dale rreth e rreth Shqiperise ...

    Përgjigju
  • Agron stafa: 29/11/2020 19:41

    Po si te behet!ne kohe te komunizmit mbanim vetem 13-14 antare te byrose politike dhe sojin e thre,beheshin a sbeheshin 159famikje,sot duhte te mbajme 140deputet me soj e sorollop ,po ministra e farefis te tyre,keshilltare e shofere tw tyre me gjith soj e sorollop,i bie oerseri qe ounon qorri e ben oakke horri

    Përgjigju
    • Like: 30/11/2020 08:01

      Mire ti behet ketij populli u qane nga shiu e rane ne bresher, qumeshtin e nenes tju nxjerrin keta politikane. E meriton ky popull turme

  • Arsen: 29/11/2020 18:25

    Une jam kureshtar te di qellimin e ketij ligji te cuditshem. Sidoqofte kerkesa per adrese te jete e drejta e emigrantit per ta dhene ose jo, dhe jo te perdoret presion nga shteti shqiptar per ta deklaruar.

    Përgjigju
    • Helen: 01/12/2020 04:15

      Plotesisht dakord - format diktatoriale per marjen e te dhenave personale- ska as garancine me minimale per mbriotjen e te dhenave e kujt ja japin keto te dhena.

  • Dona: 29/11/2020 16:20

    Komplimente shtetit shqiptar qe akoma vazhdon me kercenime, duke patur akoma mentalitetin e diktatures. Teknollogjija e portalit e-albania nuk eshte e zhvilluar siç duhet, pasi une qe kerkoj nje karte identiti nuk mund te regjistrohem pa e patur. Atehere si mund te kerkoj une nje karte identiteti? Duam gjithmone te imitojme Evropen, por jemi shekuj mbrapa saj. Pse shteti nuk ven sherbime per te ndihmuar ata shtetas si te regjistrohen, e jo vetem nje portal online te komplikuar? Cila eshte afati i fundit per tu regjistruar, apo o burra llaftarosemi pak si kafshet..... Nje emigrant banon e paguan taksat ne vendin ku rrin. Shteti shqiptar te ftilloje pak gjasme modernizimin e saj e pastaj te kercenoje nenshtetasit.

    Përgjigju
    • Lake: 30/11/2020 06:44

      E thjeshte regjistrimi merr nje certifikate dhe regjistrohu me nr personal

  • Peti per verteti: 29/11/2020 16:11

    Hahahaha...shteti shqiptar nuk te jep sherbime.hahahaha,i vetmi shtet që sherbime nuk di te jap hahaha...shteti eshte vetë problemi,dhe krijon probleme dhe ështe i pa besushem....për çfare shërbimesh flisni...hahaha ...kur shërbimet aty blihen me korrupsion...legena dhe shk.....ta

    Përgjigju
  • Fshati: 29/11/2020 15:52

    Shyqyr se vetem kjo çeshtja e adresave te emigranteve pati mbete pa u zgjidh. Une qe banoj ne fshat e kam adresen. Fshati: Momli siperm, afer dyqanit bukes mbrapa ish repartit ushtarak, nr tel:0xxxxxxxxxxxx. Kur te vjen diçka me poste po nuk pati zarfi nr e telefonit te putha halla 2 faqet se adresen se gjene mo as dreqi se ai qe e mbante mend ku ka qene reparti ushtarak vdiq para ca ditesh.

    Përgjigju
    • Aaa: 29/11/2020 22:03

      Me shkrive te vaft dita nje mij

    • Papi: 29/11/2020 20:34

      Bravo zotni Ne shqiperi po pyte po kerkoj filanin e ka shpine afer ksaj, e perballe asaj as per ta gjet ske

  • Trimi: 29/11/2020 15:43

    Orre jeni në vehte ju apo jo??!! Këtu në Britani thjesht kur nxjerr kartën e një supermarketi për të përfituar nga çmime më të lira kur rregjistrohesh të kërkon të detajet e tua me adres dhe me numër telefoni. Si mundet të kërkosh shërbim pa u identifikuar kush je? Është shum normale!

    Përgjigju
    • Nukkkk: 02/12/2020 14:31

      Ne Britani ta kerkon se vete shteti ka detyrime dai qytetareve, por nje Kinezi nuk i kerkon adresen ne Kine

    • Tirona: 29/11/2020 16:10

      Jam i indifikuar tek karta e indinitetit

  • i huaj: 29/11/2020 15:38

    Duhet te jesh vertet i cmendur qe te i japesh kesaj qeverie lecke (ose qeverive te tjera qe kane qene me pare, te majta a te djathta) te dhenat e tua. Ne nje vend ku nuk ka ruajtje te te dhenave, ku bankat shkelin me te dyja kembet cdo ligj mbi privacine, ku mund te ti vjedhin per qejf dhe ti tek viziton shqiperine te ze rugen nje permbarues qe te thote se je debitor, dhe ku eshte nje kaos total, vetem munxet mund tua japesh pa teklif. Sherbime nga shteti shqiptar?! po cfare sherbimesh? dokumente nuk na duhen, njerez kemi aty qe na ruajne pronat(se ja shkruajne ndonje tjetri aty dhe nuk e mer vesh). Sa per mbrojtje e kemi ku e ku me te mire brenda ne shqiperi nga ambasada amerikane qe e ka per detyre te me pergjigjet deri me nje, e qe ben ligjin shume me mire se qeveria ne ate cope toke te mediteranit.

    Përgjigju
  • Tirona: 29/11/2020 15:29

    Paskan ike per Lesh te gjithe , kush eshte ai i "zgjuar " qe ka dhene kete ide, qe mos ti kryhen sherbime atyre emigranteve qe jetojne jashte shqiperise nese nuk rregjistrojne adresen, keta emigrante e kane nga nje banese ne shqiperi dhe keto banesa jane te regjistruara tek faturat e Ujit dhe te energjise elektrike ku aty paguhet edhe taxa e shtetit , pra ne te paguajme taxen ndersa Ti si shtet na mohon sherbimin nese Une nuk rregjistroje adresen ku banoj jashte shtetit, si mund te rregjistroje Une nje banese kur kjo banese nuk eshte e imja se une banoj ne nje banese te mare me qira, a jeni ne vete apo jo, banesen e nje qytetarit Grek, italjan ,Gjerman apo Amerikan , etj qe e kam mare me qira ta rregjistroj ne nje vend tjeter..... sa per votim , mos u merakosni per emigrantet se nuk i plasi njeri te votoje per Ato te "zgjuar" qe dalin me keto lloj iderash.

    Përgjigju
    • Pjeter: 29/11/2020 17:32

      Eshte shume e thjeshte,adresa ku ndodhet banesa,jo e kujt eshte banesa,edhe e shoqeruar me nje dokument identifikimi,dhe keshtu i jep te drejte shtetit,te te beje nje pakete komplet sherbimesh me 5 yje.Reziku eshte qe emigrantet te shofin trangullin njesoj,me deshire a pa deshire,sherbimi qe pretendohet te jepet,jepet vetem me kete kusht,ndryshe nuk edhte e mundur te aplikosh te drejten tende kushtetuese,ate te votes.Per kete sherbim behet fjale jo per sherbime te gjithllojeshme.Tu japesh te dhena keshtu te kompletuara,ne Shqiperi ndodhin shume çudira,dhe mund ta gjesh veten ne probleme pa fund,pa dienine tende shume kollaj.Te mos i japesh ato te dhena aq te kompletuara,nuk voton dot.Keshtu qe,nga do qe ta ktheje emigranti,gjen trangullin.

  • Gini: 29/11/2020 15:24

    Report tv Mos jeni te financuar nga Ndonje parti? Jo per gje Por Sa her shkruaj Ndonje koment nuk nxirrni asnjeher Nuk eshte e drejt Nxirrni ti shikoj poplli

    Përgjigju
  • Petro: 29/11/2020 14:14

    Ore mire qe i bejne keto pune po pse trembin njerzit. Shih cfare mentaliteti: nese nuk ben cfare dua une, smerr sherbime. Cdo shtet eshte i detyruar te ofroje sherbime. Nuk e kuptoj pse sillen keshtu. Nuk quhet vetdeklarim.pastaj. Pasi po i shantazhojne.

    Përgjigju
    • Artur: 29/11/2020 15:11

      Po mendoja te njejten gje dhe une. Hajde te ma justifikoj qeveria vendimin qe nuk me sherben. Personalisht num do te rregjistrohem (jo se me prish ndonje pune) por per kunj meqe “nuk me jep sherbimet me shteti i dhjere shqiptar”

  • Shqiptari: 29/11/2020 14:03

    Pershendetje Per momentin nuk e kam te qarte se per cfare i intereson shtetit shqiptar informacioni per adresen e emigranteve shqiptare kudo ne bote, POR, neqoftese edhe mendjendrituri e ka deklaruar ne formularin e vetdeklarimit, adresen e tij te sakte te banimit jashte Shqiperise per kohen qe sipas tij ka qene emigrant jashte Shqiperise, ne Itali, Gjermani, France, apo kudo, atehere qeveria qe ai drejton, ka Te drejten morale te kerkoje te dhenat e emigranteve neper bote. Falemnderit

    Përgjigju
  • Emigranti: 29/11/2020 13:39

    Vendimi i qeverise per mundesine e votimit te emigranteve nje vendim i drejte.

    Përgjigju
    • Detar: 01/12/2020 01:03

      Po mire mo patriot sikur une te shkoj ne ndonje banke dhe te nxjere nje kredi disa milioneshe ne emrin tend, pa e ditur ti e kupton qe te gjene belaja nje jete te tere dhe hajde te gjeshe te drejte ne ate shtet bythe, te me falesh po me gjthe mend mendon se eshte dicka e drejte

    • Pjeter: 29/11/2020 14:30

      Eshte i drejte,por sa garantohet siguria e te dhenave personale te emigranteve?Po sikur ndo njeri marifetçi qe ka te drejte ti fuse hundet ne te dhenat e emigranteve,te dublikoje ato te dhena per qellime fare leht te kuptueshme? Na dalin binjake gjithandej,sidomos atyre qe u pelqen shume ajri tropikal,si tia bejme pastaj? Ka ndodhurdhe nuk eshte cudi te rindodhi,persona qe edhe sot hane dynjane neper aeroporte sepse na nje çapaef si keta, pati idene shkelqyeshme ti shiste te dhenat e tij komplet,ka akoma qe vuan.Duhet e nje ligj i rrepte si kunderpeshe,per cilindo qe abuzon me te dhenat e dikujt tjeter.Gjithsesi,do te doja me shume informacion te detajuar rreth kesaj ceshtje,te shpresojme qe mediat te na mbajne me te informuar.

  • Emigranti: 29/11/2020 13:03

    Regjistrohuni ne e-Albania sa me shpejt qe te jee e mundur qe te gjithe. Me pas qeveria do miratoje ligjin qe ata qe banojne ne fshat dhe kane token ne perdorim dhe ndodhen jashte shtetit ose do e humbasin ose duhet te paguajne tjeter tarife. Shume gjera mund te ndodhin nqs qeveria ka nje katallog te shtetasve te saj neper bote.....

    Përgjigju
    • Aty: 30/11/2020 10:40

      Te dashur bashkatdhetare shumica e emigranteve shqipetare qe Jane neper bote Kane Marr nenshtetesin e shtetit ku jetojne e punojne. Menjefjale Jane te gjithe te huaj me documenta dhe jo me gjak e zakone, pasi ngelen perjete Shqipetare. Ndofta qeverise I duhet qe ne te vete deklarojme adresen per te paguar taksat per shtepine qe kemi jashte Shqiperia, ashtu sic ben Italia e shume te tjere. Osé per te hequr pagesat sociale qe Marin shume shqipetare jashte pa qene ne token shqipetare. Dhe keta nuk Jane Pak dhe per shteti eshte nje kosto sh. Madhe. Sa per voten ne mund te votojme nga jashte mjafton C.I.shqipetare qe te jete e vlefshme, aty Jane te gjitha gjeneralitetet e gjithsecilit nga ne emigrante. Megjitheate shteti mbaroi pune me adresat per shqipetaret ne atdhe dhe kemi ngelur vetem ne, por ne jemi te kapur, nuk kemi nga Tia mbajme. Vijme ne dogane, Port, aeroporto paraqesim dokumentat Jane te gjitha te shkruara ne document, emer, mbiemer, dalindja dhe mbi te gjitha adresa. Te gjitha Jane dengela pasi shteti e kap lepurin me qerre, ansi hipen vete lepuri ne qerre.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?