Emisioni ‘Një nga ne’/ Report Tv në Mat, njihuni me dy fermerët e parë youtuber në Shqipëri! Të qeshura, prapaskenat e videove dhe sekretet e suksesit

28 Dhjetor 2022, 22:09| Përditesimi: 29 Dhjetor 2022, 15:17

  • Share

Të jetosh në një zonë të thellë të Shqipërisë nuk të bën më të padukshëm nga bota e civilizuar ku jeta rrjedh vrullshëm e ku koha matet shpesh me dypunësimet 8 orarëshe. 14.9 km larg qendrës së Matit dhe 110 km në distancë rrugore nga Tirana, banon familja Alimeri.

Nuk bëjnë asgjë të ngjashme me banorët e qyteteve të Shqipërisë e aq më pak me kryeqytetasit. Jeta e tyre zhvillohet brenda një oborri shtëpie. Aty i kanë të gjitha. Ushqimin, monotoninë, kënaqësinë e detajeve të përditshmërisë, pikpyetjet dhe përgjigjet për të nesërmen.

E kush mendon se të jetuarit në natyrë i ka shkëputur nga teknologjia dhe trendet e botës virtuale, gabohet. Ata patën një ide: të shndërrohen në fermerë YouTube. Dhe e realizuan. Nuk disponojnë fjalën e fundit të teknologjisë e as nuk rrethohen nga profesionistë të fushës. Me mendjen e tyre dhe duke iu referuar modeleve të ngjashëm nëpër botë, fermerët nga Kurdaria u shndërruan në youtuber, ndoshta të vetmit në Shqipëri të këtij lloji.

Sot bota e tyre e vogël, tregohet në dritaren e madhe të platformës digjitale, duke ngjallur kureshtje e interesin e një publiku ndërkombëtar, madje edhe duke ndërvepruar me youtubera në shtetet e tjera.

Të gjithë hapat që ndoqën dhe suksesin e arrirë me durim hap pas hapi, familja Alimeri e rrëfen në mini-dokumentarin “Një nga ne” në Report Tv. Klikoni link-un në YouTube për të zbuluar historinë e familjes nga Kurdaria.

Edhe Ju mund të na bashkoheni me historinë tuaj duke na shkruar në [email protected].

“Një nga ne” transmetohet çdo të mërkurë në orën 20:00 në Report TV!

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?