Basketbollistet e Flamurtarit me trofeun

Emocione deri në sekondat e fundit, Flamurtari mund Partizanin dhe dërgon trofeun e Superkupës në Vlorë

20 Dhjetor 2022, 10:38
  • Share

U zhvillua dje pasdite në Pallatin e Sportit "Dhimitraq Goga" Superkupa e Shqipërisë në basketboll për femra. Flamurtari fitoi 89-82 kundër Partizanit në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit të periodës finale. Ky sukses bën që vajzat e Flamurtarit të dërgojnë trofeun në Vlorë.

Vlonjatet dominuan 3 nga 4 periodat e sfidës, me vajzat e Partizanit që fituan vetëm në periodën e tretë. Në fundin e periodës së parë Flamurtari kryesonte 21-18, ndërsa 18-15 po për vlonjatet u mbyll perioda e dytë. Në të tretën Partizani e mbylli me një pikë avantazh 19-20, ndërsa në kryesimin e përgjithshëm Flamurtari vijonte të kryesonte. Perioda e fundit ishte emocionuese, me Partizanin që u afrua në një moment me dy pikë larg. 31-29 u mbyll perioda e katërt për rezultatin final 89-82. Kështu titulli shkon në Vlorë, duke bërë që Flamurtari të koleksionojë trofeun e 14-të të Superkupës.

Rezultati: 89-82 (21-18|18-15|19-20|31-29)

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?