Fabrika e kanabisit

EMRI/ Kapet në ‘shtëpinë e barit’ 20-vjeçari shqiptar në Britani! Çfarë dëshmoi para gjykatës

5 Nëntor 2022, 09:22| Përditesimi: 5 Nëntor 2022, 09:24

  • Share

Një tjetër shqiptar i arrestuar në Britaninë e Madhe pasi ishte kapur në një shtëpi kanabisi. Mediat britanike raportojnë se në dëshminë e tij, shqiptari ka pohuar se në ‘fabrikën’ prodhonte drogën e klasit B.

Klajdi Vraja, 20 vjeç, u arrestuar më 7 tetor gjatë një kontrolli të policisë në një banesë në Lupton Road, Thame. Brenda banesës policia zbuloi rreth 800 bimë me vlerë rreth 1.6 milion £. Klajdi Vraja u deklarua fajtor nga Gjykata e Kurorës së Oksfordit për prodhimin e një droge të klasit B.

Me kokën ulur, Vraja, i veshur me tuta gri, foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij, ndërsa nuk pranoi akuzat. Gjyqtarja Maria Lamb e la atë në paraburgim për t’u rikthyer në gjykatën e kurorës në dhjetor, kur parashikohet se ai mund të dënohet.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?