Enca gjen zgjidhjen për tu
mbrojtur nga syri i keq/FOTO
 

29 Dhjetor 2017, 10:58| Përditesimi:

  • Share
Këngëtarja Enca Haxhia, e njohur jo vetëm për këngët por edhe për format e saj bombastike ka gjetur diçka për të prishur syrin e keq.

Kur të gjithëve i shkojnë sytë te fustani lëkurë dhe dekolteja e hapur, Enca e çon vëmendjen te thonjtë e saj. "Ai thoi i mesit është për syrin e keq"shkruan këngëtarja. Mesa duket Encës i është thyer thoi, por gjithsesi nuk e ka problem të bëjë një selfie në pasqyrë.

Enca madje pyet edhe fansat që janë të shumtë në numër se si mbrohen nga syri i keq. Kujtojmë se Enca është këngëtarja me më shumë ndjekës në Instagram me 1,6 milionë të tillë.

Redaksia Online
(A.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?