Yuri Kim

Bota

Ende asnjë emërim për vendin bosh në Seul, Yuri Kim kandidate për ambasadore e SHBA-ve në Korenë e Jugut

7 Nëntor 2021, 22:45| Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 22:48

  • Share

Rreth nëntë muaj President i SHBA-ve, Joe Biden ende nuk ka emëruar një ambasador të ri në Korenë e Jugut, pavarësisht nga rëndësia e postit në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe rëndësia e Seulit si një aleat i rëndësishëm i amerikanëve në gjeopolitikën e Azisë Lindore.

Sipas Shoqatës Amerikane të Shërbimit të Jashtëm, 95 nga 189 vende ishin vakante që nga 4 nëntori. Vetëm shtatë nga të emëruarit për ambasadorë të Biden janë konfirmuar që kur ai mori detyrën, ndërsa 63 janë të bllokuar në Senat.  Koreja e Jugut bie në 25 pozicionet e mbetura që nuk kanë nominime.

Ish-ambasadori në Seul, Harry Harris, i cili u emërua nga Trump, dha dorëheqjen më 20 janar pasi Presidenti Biden mori detyrën.

Disa figura janë si kandidatë të mundshëm për postin e ambasadorit në Seul në pranverë dhe verë, por thashethemet për emërimin e tyre u shuan shpejt.

Mediat koreano-jugore shkruajnë se ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, gruaja e parë koreano-amerikane që u bë ambasadore e SHBA-së, është përmendur gjithashtu për këtë post, duke marrë parasysh ekspertizën e saj në çështjet e Azisë Lindore.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?