Sport

Ende e paqartë arsyeja, ndërron jetë në moshën 23-vjeçare futbollisti brazilian

24 Nëntor, 13:41| Përditesimi: 24 Nëntor, 13:42

Riuler Oliveira, futbollisti brazilian që launte në Japoni ka ndërruar jetë në moshën 23-vjeçare për shkaqe ende të panjohura.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi i futbollistit në Japoni Shonan Bellmare ku ishte pjesë për sezonin e dytë radhazi. Më herët futbollisti ka qenë pjesë e disa skuadrave në Brazil ku mund të përmendim Internacional dhe Koritiba.

‘’Na vjen shumë keq për vdekjen e papritur, për momentin jemi në pritje të rezultateve të autopsisë’’, shkruan klubi japonez duke lënë të paqarta shkaqet e ndarjes nga jeta të futbollistit brazilian. Lajmi ka tronditur botën e futbollit pasi i riu shikohej si futbollist me perspektivë dhe ndarja nga jeta në moshë të re ka sensibilizuar dhe klubet në vendlindjen e tij.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit, a duhet bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare?