E kam seriozisht si pyetje. Kur thuhet që zgjedhjet u vodhën për çfarë bëhet fjalë? Është fjala që njerëzit kanë votuar tjetër gjë dhe janë numëruar ndryshe votat? Apo nuk janë lënë njerëzit të votojnë dhe në vend të tyre kanë votuar të tjerë? Me aq sa e konceptoj unë vjedhjen kjo është vjedhje. Nëse thua pastaj që janë blerë votuesit kjo nuk është vjedhje, por shitje e votës. Jam i bindur që ka patur shitje dhe blerje të votës.
Po dhe premtimi me jep votën se nëse fitoj do të gjej punë në Bashki se do heqim këta e do vijmë ne, është po e njëjta gjë. Blerje e votës.
Ashtu siç është blerje e votës dhe që do të jap pjesë tek tenderat e Bashkisë se ngelem pa lek këto vite etj etj premtime personale elektorale.
Mos bëni hipokritin e thoni që këto premtime personale nuk bëhen nga të dy palët në fushatë. Thjesht në rastin më të mirë, ai tjetri bleu pak më tepër se kishte më shumë lek, ose se nuk kishte besim tek premtimet e njërës palë dhe votat u shiten në një drejtim tjetër.
Kështu që për çfarë po flasim? Për çfarë vjedhje bëhet fjalë? P. S. Për përdorimin e administratës as mos të flasim se e dimë mirë që çdo parti e ka përdorur administratën publike në fushatë kur ka qenë në pushtet. Boll hipokrizi se na lodhet. Çdo zgjedhje një avaz kur humbet.