Kush janë engjëjt e vërtetë në PD? Engjëjt janë krijesa të mrekullueshme të bëra nga drita që i shërbejnë Zotit me devotshmëri dhe me besnikëri! Ata kanë cilësi shumë të larta dhe nuk janë mëkatar! Prandaj, njerëzit, të gjithë pa përjashtim, nuk janë të tillë, sepse sipas shkrimeve të shenjta, janë të bërë nga balta për tu kthyer përsëri në baltë! Kjo, pastaj duhet të përjashtohet në mënyrë kategorike për ata njerëz që janë ndërtuar nga llumi dhe nga balta e kënetave! Këtu e kam fjalën për ata politikanë që çfarë nuk u kanë bërë shqiptarëve në këto 30 vjet, jo vetëm duke trathuar Zotin, por duke bërë disa herë pakt edhe me "djallin" për egot e tyre djallëzore e thuajse mizore! Përtej, këtij realiteti përballë njerëzve e shqiptarëve të ndershëm duan të prezantohen si të kulluar dhe si engjëj të shpëtimit të tyre!
Sot, kemi dy kategori në PD:
- engjëj të rremë, por realisht djaj
- njerëz normal që paraqiten ashtu siç janë më të metat dhe cilësitë e tyre
Të parët, janë ata që ua kanë nxirë jetën shqiptare në 30 vjet, i kanë vjedhur, mashtruar dhe ua kanë bërë jetën malore, por përsëri me hiptnotizimin e tyre, cilësi prej djalli, duan të paraqiten si të shenjtë dhe si shpresa e vetme, por në fakt pas 30 vjetësh purgator, ju paralajmërojnë apokalipsin e vërtetë! Shqiptarët në një errësirë ndaj të vërtetës dhe ndaj shpresës së thyer duan dhe janë për fat të keq të gatshëm tu besojnë përsëri jetën, fatet dhe të ardhmen e tyre! Edhe, në librat e shenjtë, thuhet se e keqja për mos besimtarët do të paraqitet si e vërtetë dhe ata do e besojnë! Për fat të keq ky është realiteti aktual i shqiptarëve sikur të ishte një paralajmërim, se vuajtjet e tyre s'kanë të sosur, sepse i janë nënshtruar të ligës!
Sot, Basha është njeri normal, me siguri më shumë defekte ashtu si qeniet e tjera njerëzore, por ai më qëndrimet e tij deri në një sakrificë sublime personale, po përpiqet tu tregoj rrugën e vërtetë shqiptarëve dhe po ashtu edhe demokratëve në veçanti! Basha, pjesërisht, në betejën e tij me të keqen, nuk u ka siguruar fitoren, demokratëve, por nuk po ju garanton as ligësinë e djallit të shfehur pas portës së vërtetës, të një portë të blinduar, por ligësia është e fortë si rrufeja dhe ka forcën për ta shkallmuar! Po si ka mundësi, që shumë demokratë janë kaq shumë të dehur dhe të manipuluar nga e keqja?! Ndoshta, kjo vjen si ndëshkim, sepse ata nuk duan ta njohin të vërtetën dhe ta përqafojnë atë! Si ka mundësi që pas 30 vitesh e kemi kaq shumë të vështirë të shkëputemi nga ligësia dhe nga errësira? A thua është kjo është një shenjë se shqiptarët kanë akoma faje historike për të paguar e për të mbajtur në supe?! Të sulmosh kaq shumë Bashën, pa pasur asnjë fajë ligësie është njësoj sikur të mos të duash të vërtetën e të mjaftohesh me të ligën! Gjithmonë, kur ndëshkimi është opsion, ligësia ka qenë shumicë, por nuk do të thotë se është e drejta! Duhet maturi dhe po ashtu vendosmëri në këto momente që të braktisim ligësinë që na pret pas dere e për këtë duhet të kemi besim tek vetja dhe tek e vërteta! Kemi nevojë për iluminim të mendjes dhe të shpirtit! Kjo bëhet me një reflektim të thellë nga secili nga ne, përtej emocioneve e mbi të gjitha këtë duhet ta bëjmë për të ardhmen e fëmijëve tanë për t'i mos braktisur në hijen e djallit bashkë me mashtrimet e manipulimit të tij!