Jonada Avdia

Engjëjt nuk duan zhurmë

3 Gusht 2022, 10:51| Përditesimi: 3 Gusht 2022, 11:04

  • Share

Dhimbja është udhërrëfyes i keq.. kur e përdor për të tillë.. Dhimbjet e mëdha shoqërohen me heshtje, lutje dhe përshpirtje të mëdha.. Arsyet dhe shkaqet e tragjedive si kjo që ndodhi kërkohen brenda nesh.. jo jashtë.. dhe jo papritur.

Dorëheqja e ministrit të Brendshëm, drejtorit të Policisë.. pavarësisht se morale dhe të domosdoshme pasi kanë dështuar në mënyrë progresive, janë thjesht valvula shkarkimi të situatës së momentit.. por infektimi i shpirtit dhe i shoqërise shqiptare mbetet... ndaj riciklohet me tragjedi të radhës...

Të dukurit, ekzibicionizmi, pasurimi shtazarak material dhe të qënit ai si një njësi matëse se sa vlen janë tipari kryesor që sundon ndër ne.. Pa kuptuar dhe pastaj pa u shkëputur nga kjo njësi matëse.. ne s’do bejme hajër. Mbrëmë mu bë shpirti def.. sidomos nga komentet dhe statuset e dishepujve te se ligës.

Ata qe kane futur helmin dhe dorën e tyre te fëlliqur ne shpirtin dhe vlerat e shqiptarëve, ata që mbushen çdo qelize të shtetit dhe shoqërisë me korrupsion kriminal, që poshtëruan Gjykata, Prokurori e Polici duke i mbushur me skllevërit e tyre të së ligës.. ata sot, dhe opinionistët e tyre shpirt katran ngulin akoma me shume thiken ne plagen qe kullon gjak..

Ne jemi produkt i vetes.. Ne nuk po mbajmë hapin të kuptojmë pse po na ndodhin këto gjëma.. Pse po mbajmë si idhuj ata qe duhet të kalbeshin në burgje jo në ekrane televizionesh duke bërë moral dhe duke qene maja-ja e brumit të së ligës..

Kriminelet e bregut të detit, të parlamentit..qeverive, gjykatave.. prokurorive, mediave etj etj.. i kemi sjelle dhe i mbajmë ne në jetë.. me përkrahjen ose dhe me heshtjen tonë..

Ndryshimi vjen kur idhuj mos kemi te ligen po të mirën.. Lexova shumë mbrëmë. Lexova dhe qënie të cekta në dëshpërim që i bënin thirrje të rinjve ikni nga sytë këmbet se ky vend nuk bëhet duke fshire buzët me thes tragjedish.

Lexova shume mllef, dhimbje, revolte mbrëmë, po shpirtin ja dhashë veç dhimbjes. Dhimbjes dhe heshtjes. Ëngjejt e vegjël nuk duan zhurmë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Abcd-zh: 03/08/2022 11:39

    Brizide, e the shume mire ,-“arsyet e tragjedise duhet ti shohim brenda nesh dhe jo jasht e jo papritur” E pra Brizide,nese shqiptaret ikin cdo dite nga ky vend i bukur,eshte jo se nuk duan vendin e tyre,por meqe vendi i tyre eshte i uzurpuar nga horrat dhe e kane bere kete vend te pajetueshem.De eshte me mire sakrifica dhe dinjitet ne dhe te huaj se sa ne vendin tend anonim per t’u ndodhur para “te papritures”,qe ne fakt eshte bere stil jetese ,sepse cdo qelize te shtetit e te shoqerise e kontrollon modeli i te fortit,qe me”zotesine” e tij te papame ka bere gjithe ato pasuri dhe eshte bere “i afte” te n’a komandoje duke n’a bere ligjin ne mes te dites.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?