Engjëjt e botës

24 Mars 2020, 10:29| Përditesimi: 24 Mars 2020, 10:30

  • Share

Kapluar në ethe,
Prej ashtit të vet
Bota rënkon dhembjen e njeriut!

Ngrijnë retë nëpër qiell
Prej piskamës së shpirtit,
E dhembja në dhembje mpihet!

Yjet - kristale gjaku,
Rrugën e Qumështit gjakojnë,
Ndërsa bota pezmon në detin e dhembjes së vet!

Mes Skillës dhe Karibdës,
Flama - kurorë,
Luan me fatin e saj!

Rrugët e botës,
Si damarë të zbrazur,
Presin të ndjejnë prapë
Vlagën e jetës.

Qytetet e botës
të ndalur në bosh,
Presin këngën e njeriut,
që të mos ngjajnë më si arkëmorte ëndrrash të vrara!

Shpirti i Dantes,
Më dha këngët e Beatriçes,
T’ju falem mjekëve - engjëj të botës,
Që jetën kanë mbështjellë me dritën e syrit,
Dhe e ruajnë si amanetin e brengës së madhe të Hipokratit!

Asnjë të mos harrojë se është njeri!

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?