Formulari që mbërriti në adresën e emailit të 946 kandidatëve të mundshëm që do të përbëjnë listën përfundimtare të emrave me të cilët Partia Demokratike do të shkojë në garën elektorale, nuk është refuzuar vetëm nga Jozefina Topalli.
Ftesës së Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në Partisë Demokratike për të plotësuar Formularin e Vetdeklarimit i janë përgjigjur negativisht edhe ish funksionarë të tjerë të kësaj partie, duke refuzuar vetingun e seli blu dhe rrjedhimisht kandidimin nën siglën e saj në zgjedhjet e ardhshme.
Këtë e konfirmon për Repot Tv vetë anëtarja e Komisionit Të Vlerësimit të Kandidaturave në Partinë më të madhe opozitare, Enriketa Papa, e cila zgjedh të mos flasë me emra konkretë.
“Nuk është vetëm zonja Topalli që ka mohuar procesin e përzgjedhjes së përfaqësuesve politikë të Partisë Demokratike, por ka patur edhe emra të tjerë, jo ndoshta në rangun e zonjës Topalli, por edhe të tjerë të cilët unë nuk e di cilat kanë qenë arsyet që kanë refuzuar plotësimin e formularit” thotë Papa.
15 shtatori do të duhej të shënonte edhe mbylljen e fazës së dytë të filtrimit të kandidatëve, sic është përcaktuar edhe në udhëzimin e publikuar nga vetë partia Demokratike, por Komisioni kërkon ende kohë për të përfunduar shqyrtimin e të gjithë formularëve, e për të dërguar emrat në bazë për votim, të ndarë për secilën degë apo qark. Enriketa Papa thotë se në fund të muajit lista me rreth 300 emra pritet të jetë gati
“Komisioni e ka kapërcyer pak afatin e 15 shtatorit edhe për shkak të diskutimeve, argumentevedhe informacioneve shtesë që ne kemi kërkuar. Komisioni është i përqendruar që të mbarojë sa më shpejt procesin edhe për shkak se motorët elektoralë janë ndezur për të gjitha palët dhe serioziteti e përkushtimi është maksimal për ta përfunduar brenda shtatorit shqyrtimin e të gjitha kandidaturave dhe dërgimin për votim në anëtarësi” shprehet anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD.
Vonesat në fazën e dytë pritet të sjellin shtyrje edhe të votimit final nga anëtarësia, proces i cili duhet të zhvillohej sipas udhëzimit në periudhën 15-30 shtator. Por krahas përzgjedhjes së kandidatëve Partia Demokratike është e vonuar edhe në përzgjedhjen e drejtuesve në qarqe, në një kohë kur sic kishte paralajmëruar kryedemokrati Lulzim Basha fushata defacto do të niste në muajin shtator.
Vetingu i leshit te PD-se
Përgjigju