Autorja e librit ‘E vërteta për Nolin”, është vlerësuar me çmimin e mirënjohjes ‘Dritëro. Vlerësimi për Komninon u dha mbrëmjen e djeshme gjatë aktivitetit ‘Ditenetët e librit’ në Tiranë .
Ka qenë libri ‘E vërteta për Nolin’ ai që pas shumë vite hulumtimesh për një emër të madh shqiptar si Fan Noli, e çmoi me një emër tjetër të madh si ai i Dritëro Agollit.
Për gazetaren televizive prej 25 vitesh dr. Entela Komnino, emrat e mëdhenj nuk duhet të trembin studiuesit, edhe kur është fjala për të thyer tabu të mendimit për ta.
Madje sipas saj, në rastin e Fan Nolit, tabuja duhet thyer në kahun tjetër; mendimi shqiptar duhet të artikuloje me mjetet moderne të vlerësimit se përse Noli është vërtetë i madh dhe çfarë përcjell në ditët tona.
Pikërisht mbi këtë hulumtim retorik të parrahur në letrat e shqipes dr. Entela Komnino u vlerësua me motivacionin “Për veprën publicistike dhe punën e rrallë hulumtuese në përcjelljen me mjeshtëri të fakteve historike në librin ‘E vërteta për Nolin’ nga Klik Ekspo Group.
Shkrimtari Daut Gumeni vlerësoi trajtimin e figurës së Nolit në aspekte, jo vetëm të parrahura, por edhe të nevojshme për letrat e publicistikën e sotme shqipe.
Libri 'E vërteta për Nolin' gjendet online tek 'https://www.botimeshqip.com/4283_entela-komnino'
Përgjigju