Epidemiologu Ilir Alimehmeti zgjidhet anëtar i Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë të Akademisë së Shkencave

23 Mars 2021, 19:50| Përditesimi: 23 Mars 2021, 19:51

  • Share

Epidemiologu Ilir Alimehmeti zgjidhet anëtar i Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Akademia e Shkencave e konsideron epidemiologun Alimehmeti një  specialist që jo vetëm ndjek dhe evidenton problemet e pandemisë, por është edhe një raportues i rregullt i informacioneve të reja shkencore në lidhje me COVID-19.

Zgjedhja e doktorit të shkencave Ilir Alimehmeti erdhi pas vendimit të ASH-së për një shtesë në përbërjen e anëtarëve të Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë.

Ai u zgjodh pas propozimit nga Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike, me kryetar akad. Neki Frashërin, për zgjerimin e Komisionit të Përhershëm të Mjekësisë të Akademisë së Shkencave.

Dr. Alimehmeti është specialist në epidemiologji dhe endokrinologji dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjeksësisë.

Vendimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë:

“PËR NJË SHTESË NË PËRBËRJEN E ANËTARËVE TË KOMISIONIT TË PËHERSHËM TË SHËNDETËSISË

Kryesia e Akademisë së Shkencave në mbledhjen e saj të datës 16.3.2021, pasi mori në shqyrtim propozimin e paraqitur nga Seksioni i Shkencave Natyrore e Teknike dhe Komisioni i Mjekësisë nr. 194, datë 12.03.2021 (bashkëngjitur)

Vendosi

Të caktojë si anëtar të Komisionit të Përhershëm të Mjekësisë dr. Ilir Alimehmeti

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

Akademik Skënder GJINUSHI

Vendimi i Akademise se Shkencave

Komento

Komente

  • Lindita: 24/03/2021 02:01

    Urime doktor. E meriton se je shume i ditur, konfident, i qete dhe i qarte. Te gjithe besoj jane kenaqur me kete lajm. Suksese doktor!

    Përgjigju
  • Besa: 24/03/2021 00:07

    Bravo nje vendim i shkelqyer. Suksese doktorit

    Përgjigju
  • Ilir: 23/03/2021 21:32

    Te lumte. E meriton me te vertete sepse e ke treguar veten. Vetem mos u infekto nga ata demagoge vllai

    Përgjigju
  • vilson: 23/03/2021 20:27

    Djal flori, i zgjuar dhe shkencetar urime....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?