Enver Hoxha dhe Sali Berisha

Opinion

Epo, ti ngjajë kaq shumë

3 Dhjetor 2021, 12:59| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 13:01

  • Share

Nuk është e thënë që, të drejtosh një parti politike, apo një qeveri me ministra kukulla, dhe të mos ecësh në “gjurmët e idhullit tënd shpirtëror”. Kjo ndodh shpesh, dhe jo vetëm tek ne. Në politikë veçanarisht, dikush mundohet ti ngjasë dikujt, që dikur e ka patur “xhan” dhe i është përulur dhe përkujdesur, pa përjashtuar edhe shërbimet e tjera. Njeriu që e ka “luftuar” më shumë në Shqipëri në fjalimet, bisedat dhe takimet me njerëzit, ish-udhëheqësin komunist Enver Hoxha, habitshëm mbetet Sali Berisha. Sikur njerëzia, të mos e dinin se ai, ka qenë aq i dëshiruar, aq i afërt dhe aq i lumturuar kur ishte pranë tij, ndoshta nuk do ta kishin besuar. Por ja që historia flet, dhe është memoria më e mirë për një popull dhe një kombi. Sali Berisha, njeriu që edhe 5 vjet, pas vdekjes së Enverit, i thurrte lavde Ramiz Alisë para studentëve në 1990, si “komandanti legjendar i brigadave partizane”, papritur u transformua në “antikomunist, antiregjim, dhe demokrat i orëve të para”.

Ashtu siç u pranua anëtar i PPSH me devocion të madh, ai me aq devocion nisi ta luftojë emrin dhe figurën e idhullit të tij, për të krijuar idhullin e vet. Por ajo që binte në sy, dhe vashdon ta surprizojë opinionin edhe sot, është forma dhe mënyra, se si ai, Sali Berisha akuzon, lufton dhe kryqëzon edhe sot çdo kundërshtar. Ashtu siç bënte dikur edhe Enveri. Epo, ti ngjajë kaq shumë? Edhe po të shikosh ecurinë politike, morale dhe drejtimin struktural të Partisë Demokratike nga dita e ardhjes së Sali Berishës si kryetar i saj, do të konstatosh një hije dhe kopje brilande të Enver Hoxhës. Ai e kërkonte gjithë partinë për vehte, nuk donte askënd ti avitej nëpër këmbë, askënd ti thosh një fjalë kundër vullnetit dhe aprovimit tij, aq sa në mbledhjet e kryesisë nuk e kishte për gajle, ti ofendonte dhe denigronte ata që dilnin nga “rreshti”. Sali Berisha krijoi në Partinë Demokratike, hijen dhe frikën e tij, krijoi bustin dhe monumentin e tij të gjallë, krijoi citatet dhe profilin e tij, te mëndja e çdo ithtari, duke shfrytëzuar mrekullisht si “Ati i tij shpirtëror”, paditurinë e atyre që e mbështetën. Të mohosh dhe bësh hasha, ndihmën, kontributin , dhe mirësinë që dikush ta ka dhënë dikur, dhe të bëri pjesë të familjes, është më keq se pabesi. Të gënjesh hapur fare, jo një parti por një popull duke deklaruar se “unë nuk e kam njohur, takuar dhe admiruar kurrë Enver Hoxhën”, kur ka ndodhur e kundërta, kjo është më keq se paturpësi.

Dikur, por dhe sot e kësaj dite, Sali Berisha, kur rreket të dalë nga situata dhe sikleti, krahason çdo socialist dhe veçanarisht kryetar PS me “enverizmin”. Më komike bëtet situata, kur arrin të krahasojë Edi Ramën, me ish-diktatorin Hoxha. I futur thellë në kujtimet dhe imazhin e Enverit, ish-kryetari Partisë Demokratike e ka të pamundur ta harrojë periudhën e artë kur ndodhej pranë tij, kur takohej dhe futej si “mik” në vilën e tij, apo kur takonte Nexhmijen dhe djemtë e tij, të cilët sapo mori pushtetin i preu në besë, duke i futur në burg. Sali Berisha, ka arritur ta “elektrizojë masën” siç bënte Enveri, ka arritur ta mbajë në errësirë shumicën e tyre, duke i ngopur me dogma dhe fjalime boshe. Askush më mirë se ai, nuk imiton dhe ngjason në politikë si Enveri, askush më mirë se ai nuk ka arritur ta “trullosë” shumicën e anëtarësisë me demagogji imponuese ashtu siç bënte Enveri, askush nuk e njeh më mirë se ai, teorinë komuniste “mbrojtja më e mirë është sulmi”, ashtu siç kërkon të mbetet i përjetshëm, edhe në parti si Enveri. Epo ti ngjajë kaq shumë …………

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilirjan: 03/12/2021 21:07

    Po dy fjale per popullin qe i adhuron Enveret, a do t'i themi?! Edhe bar ha ky popull, per Enverin e pare, por edhe per te dytin. Jo te gjithe fajin e kane Enveret, por kete do ta kuptojme me sa duket... me Enverin e trete!Jeni ju, pa jam u... thoshte ai i pari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?