Erdhi për punë, por dashuria e la në Tiranë tifozin e Feyenoord! Najdam për Report TV: Do vijnë 20 mijë tifozë nga Holanda për finalen, çmimet e hoteleve normale

24 Maj 2022, 16:04| Përditesimi: 24 Maj 2022, 16:54

  • Share

Kur 10 vjet më parë erdhi për të punuar në Shqipëri, Jorik Najdam nuk e kishte menduar se fati do ta lidhte përjetë me këtë vend. Tashmë holandezi ka krijuar familje në Tiranë dhe fati e deshi që ekipin e zemrës ta rishohë pas shumë kohësh nga afër.

“Kam 10 vite këtu në Shqipëri dhe kam ardhur për arsye pune. Më pas takova nusen dhe tani jam akoma në Shqipëri,”- u shpreh Jorik Najdam, tifoz i Feyenoord.

Najdam thotë me bindje se nuk e ka ndërmend të kthehet në Holandë, pasi Shqipëria i pëlqen shumë.

“Këtu ka shumë diell, ushqimi është i mirë dhe njerëzit po ashtu,”-thotë Jorik Najdam, tifoz i Feyenoord.

Jorik është pronar i një agjencie turistike dhe këto 3 javë thotë se ka qenë shumë i kërkuar nga bashkëkombasit.

“Më kanë kontaktuar shumë holandezët, tani edhe shqiptarët që duan të shesin bileta. Edhe holandezët më kanë kërkuar t’iu gjej bileta kështu që mund të rregulloj diçka,”-deklaroi Jorik Najdam, tifoz i Feyenoord.

Mund të na thuash sa është çmimi i biletave tani, pasi dihet që fillimisht kanë dalë në treg nga 25 euro deri në 125 euro. Duke parë kërkesën e madhe për bileta kush është shuma që të ka bërë më shumë përshtypje?

“Çmimet e biletave në fillim ishin 1000 euro-1200 euro, shumë shumë shtrenjtë. Tani janë ulur pak dhe janë rreth 400-500 euro. Kan ardhur dhe shumë tifoz me makinë, me avionë dhe besoj se janë rreth 20 mijë nga Feyenoord,”-tha Jorik Najdam, tifoz i Feyenoord.

Përveç biletave ka kapur probleme me akomodimet?

“Po. Kanë pasur probleme sepse janë shtrenjtuar, por ka ndodhur se ka shumë kërkesë,”-deklaroi Jorik Najdam, tifoz i Feyenoord.

Si janë ndierë tifozët kur i keni tregua për këtë rritje çmimesh?

“Është normale, është normale,”-tha ai.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?