Erdogan së shpejti në Shqipëri për ‘frytet’ e Rindërtimit! Do të vijë personalisht të inaugurojë 524 apartamentet në Kurbin

28 Dhjetor 2021, 16:02| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 16:38

  • Share

Presidenti turk Recep Tayyip do të vijë së shpejti në Shqipëri për inaugurimin e 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që tashmë kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet në janar 2022.

Lajmi u bë publik gjatë pritjes që Erdogan i bëri kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, në pallatin Presidencial. Sipas zyrës së shtypit të Kuventi, presidenti turk shprehu vendosmërinë për mbështetjen për Shqipërinë, zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të Partneritetit Strategjik midis 2 vendeve.

Kryeparlamentarja Nikolla i shprehu Presidentit Erdogan mirënjohje për ndihmën që Qeveria turke i ka ofruar Shqipërisë për përballimin jo vetëm të tërmetit, por edhe të pandemisë.

“Ju falenderojmë për rolin e Turqisë si lobuese e fuqishme në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, zërin e fuqishëm të Turqisë në NATO për  institucionalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, dhe do të dëshironim angazhimin e Turqisë edhe në ndalimin e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete”, citon zyra e shtypit fjalën e Lindita Nikollës.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ymeri: 30/12/2021 07:52

    EJVALLAH ERDOGAN,,, QE NDIHMOVE POPULLIN SHQIPTAR,,,NE KETE SITUATE TE VESHTIRE, ,PA NDIHMEN E TURQISE KU I DIHEJ SA DO ZGJASTE NDERTIMI I PALLATEVE,,,me keta hajdute qe kemi ne ketu...

    Përgjigju
  • Iris: 29/12/2021 02:24

    Kurbini eshte pjese e enderrave te sulltan Erdoganit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?