Erdogan rindërtoi lagjen në Laç, banorët të gatshëm mirëpresin qytetarët turq: Kemi hapur shtëpinë dhe zemrën prej tërmetit tragjik

9 Shkurt 2023, 11:45| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 11:56

  • Share

Tërmeti në Turqi është kryefjala e diskutimeve mes banorëve të Laçit gjatë këtyre ditëve. Në lagjen e rindërtuar me financim të qeverisë turke në këtë qytet, që ishte një ndër më të prekurit nga lëkundjet sizmike të vitit 2019, qytetarët janë të shokuar nga tragjedia e ndodhur në Turqi, ku kanë humbur jetën mijëra persona.

“Mundemi me jua hap derën me mirëprit të gjithë që kanë nevojë.

Patjetër.

Në vend padiskutim.

Po të kenë nevojë të vijnë, se shtëpia ka sa duash. Ata na kanë ndihmuar ne”, thanë banorët.

Duke qenë se një eksperiencë të tillë e përjetuan vetë pak kohë më parë, Laçianet janë gati të strehojnë në shtëpitë e tyre shtetasit turk të prekur nga tërmeti, por edhe të japin kontributin e tyre vullnetar, pasi i kane të freskëta kujtimet tërmetit të nëntorit të vitit 2019-të dhe ndihmën e jashtëzakonshme që ju dha populli turk.

“Shqipëria menjëherë ka marrë masa që ka çuar grupe shpëtimi. Shtëpinë dhe zemrën e kemi hapur që kur na ka sjellë ndihmën, na ka ndërtuar nëpër këto shtëpia të bukura. Ne do ta ndihmojmë me çdo gjë që kemi mundësi. Qoftë edhe qindarkën e fundit që kemi do ja dërgojmë turqve”, tha një banor.

Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të i cili la të pastrehe rreth 2 mijë familje. 524 apartamente në këtë qytet u ndërtuan me financim të qeverisë turke dhe banorët janë strehuar me shtëpitë e reja brenda një kohë mjaft të shpejtë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 09/02/2023 15:05

    Kujdesni xhepat nga skifterat or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Soni: 09/02/2023 14:28

    Bravo, mirenjohja virtyt divin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?