Presidenti turk Erdogan dhe kryeministri Edi Rama

‘Erdogan si Sulltan, Rama si Pasha’ media greke jehonë vizitës së presidentit turk në Shqipëri

18 Janar 2022, 18:43| Përditesimi: 18 Janar 2022, 19:02

  • Share

Vizita e presidentit turk në Shqipëri, ka marrë vëmendje edhe nga shtypi grek, të cilët me analiza dhe komente të ndryshme dhe sidomos kërkesën e tij për largimin e gylenistëve nga vendi ynë.

Media greke ‘Prothotema’, në artikullin me temë ‘Çfarë bëri Erdogan në Shqipëri’, e vuri theksin tek lavdërimet e kryeministrit shqiptar ndaj presidentit turk, duke veçuar shprehjen “Nuk ka shumë njerëz si ai në politikën ndërkombëtare. Ai bën atë që thotë dhe thotë atë që bën”.

Madje e ‘Protothema’ e krahason me periudhën e Perandorisë Osmane, ku e karakterizon Edi Ramën si një pasha lokal dhe Erdoganin si një sulltan të plotfuqishëm.

‘Vitet e fundit, Turqia ka përdorur sistematikisht ekonominë, fenë, kulturën, bamirësinë dhe ndihmën humanitare për të zgjeruar ndikimin e saj në vende të tjera, veçanërisht në Shqipëri. Investimet turke në territorin shqiptar vlerësohen në rreth 3.5 miliardë dollarë, me më shumë se 600 kompani turke që operojnë në vend.’- shkruhet ndër të tjera në median greke.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?