Erdogan: Të merren hapa më të shpejta kundër FETO në Shqipëri që raporti ynë të mos errësohet! Rama: S’kemi pse zgjedhim andej ose këtej! Turqia mike, SHBA-BE aleate strategjike

17 Janar 2022, 14:25| Përditesimi: 17 Janar 2022, 18:23

  • Share

TIRANË- Në vizitën e tij në Shqipëri, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të ndërmarrë hapa më të shpejtë për t’u ndarë nga prania e çdo institucioni të organizatës FETO* në Shqipëri.

“Fakti që FETO ende gjen vend në vendin tonë mik, e dëmton shumë vendin tonë, në periudhën përpara të merren hapa më të shpejta kundër Fetos në Shqipëri”, tha Erdogan.

Theksi i konferencës për shtyp nga kryeministria u vu te miqësia e ngushtë mes dy vendeve, e ky raport për Erdogan dhe kryeministrin Edi Rama nuk duhet të jetë aspak shqetësuese për aleatët SHBA-BE. Presidenti turk tha se Shqipëria-Turqia janë vëllezër dhe kjo ndihmë vjen pikërisht në këtë kuadër, e ndërsa Rama shtoi se Shqipëria nuk është e detyruar që të zgjedhë “andej ose këtej”, duke e cilësuar Turqinë si një mike, e ndërsa SHBA-BE si aleate strategjike.

“Miqësia, rregullat e vëllazërisë janë të ndryshme pasi brenda vëllazërisë ka lloj-lloj mbështetjesh”, tha ndër të tjera Erdogan.

“Jemi mik të ngushte më Turqinë dhe aleat strategjik me SHBA e BE, dhe nuk jemi për të bërë zgjedhje këtej ose andej”, shtoi Rama.

Ai foli edhe për rëndësinë që ka fuqizimi i Këshillit të Bashkëpunimit.

“Shpresoj që mbledhjen e parë ta mbajmë gjysmën e parë të këtij viti”, u shpreh ai.

Erdogan u kujdes të theksonte se Turqia është një nga investitorët më të mëdhenj në vendin tonë, por pavarësisht këtij fakti ai ka deklaruar se nuk do të ndalen këtu, e ndërsa sot u nënshkruan në total edhe 7 marrëveshje bashkëpunimi mes 2 vendeve.

7 marrëveshjet e nënshkruara mes Turqisë dhe Shqipërisë
1- Një  marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare
2- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë
3- Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit
4- Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinisë dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare
 5- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asaj shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit
 6- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletit dhe Folklorit shqiptar
7 -Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

*Organizata FETO e Fetullah Gylenit është konsideruar si organizatë terroriste nga Turqia. Erdogan fajëson Fetullah Gylenin për grushtin e shtetit të korrikut 2016. Që prej atëherë, Gylen është shpallur në kërkim nga Turqia dhe çdo person i lidhur me të quhet i rrezikshëm dhe burgoset.

Ora 18:20
Erdogan në Kuvend: Shqipëria të marrë masa kundër “FETO” që marrëdhëniet tona të mos errësohen

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Ai u shpreh se Turqia dhe Shqipëria ka ndërtuar një marrëdhënie që i ka rrënjët e thella dhe se Turqia e sheh vendin tonë si një partner strategjik e ndërsa sërish vuri theksin te organizata ‘FETO’.

“Të nderuar zonja kryetare, të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, zonja dhe zotërinj. Në emrin tim, delegacionit tim, e kombit tim ju përshëndes me ndjenjat më të përzemërta. Jam shumë i lumtur që vizitoj përsëri Shqipërinë me të cilën kemi shumë lidhje të forta historike e humane. Para 3 javësh kemi mirëpritur në Turqi zonjën Nikolla. Me të kemi shkëmbyer mendime se si të fuqizojmë marrëdhëniet tona parlamentare. Ne ramë dakord që rritja e kontakteve do të japë një kontribut serioz në zhvillimin e marrëdhënieve tona. Menjëherë pas shpalljes së Republikës së Shqipërisë, është bërë një nga marrëveshjet e para, e kjo marrëveshje që quhet marrëveshja e përjetshme e miqësisë në thelb zbulon që marrëdhëniet tona janë jo vetëm mes shteteve, por edhe njerëzve. Edhe pse ka kufij fizik mes nesh, për ne Shqipëria është fqinji ynë me zemër. Gjurmët e historisë tonë të përbashkët janë në ndërtesat e ngurta të Shkodrës. Këto marrëveshje bashkëpunimi, që rrënjët i kanë të thella janë të forta e të pa lëkundura. Deklarimi i njëanshëm i kryeministrit në 2013, që Turqia është një nga partnerët strategjikë, është panorama e asaj që po shohim sot. Ne kemi ngritur zyrtarisht marrëdhëniet tona në nivelin e partnerit strategjike.

Ne duhet të kontribuojmë për paqen e qetësinë e vendeve tona, të rajonit e botës. Kur Turqia e Shqipëria të shtrëngojnë duart, me lejen e Zotit nuk ka asnjë problem që nuk e zgjidhim. Për aq kohë sa mbrojmë vëllazërinë e vendosmërinë tonë, unë sinqerisht besoj se së bashku nuk do lejojmë të prishë këtë panoramë të bukur që po shohim të gjithë së bashku. Krijimi i një mjedisi paqeje, besimi e stabiliteti në Ballkan. Sigurimi i marrëdhënieve miqësore janë prioritet për qeverinë turke. Ne ndjekim rolin që ka luajtur Shqipëria në Ballkan dhe për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, qoftë nga aleatet e NATO-s që kanë dhënë kontribut të veçantë. Roli i Shqipërisë ka qenë konstruktiv. Ne jemi në solidaritet me Shqipërinë. Me këtë rast, dua të uroj Shqipërinë për anëtarësimin e përkohshëm Këshillin e Kombeve të Bashkuara. Do të kemi kënaqësinë të ndajmë me Shqipërinë përvojat dhe eksperiencat që kemi pasur në këtë detyrë që e kemi pasur në të kaluarën. Populli turk qëndron me atë shqiptar siç ka qenë gjithmonë. Prania e organizatës FETO, mos të lërë që marrëdhëniet tona të errësohen për këtë arsye dhe në vizitat e ardhshme që do të zhvillojmë në Turqi të ketë marrë një formë të prerë”, tha Erdogan.

 

Ora 17:31
Pas konferencës për mediat në kryeministri, Erdogan shkon në Kuvend, e pret Nikolla dhe Rama

Pas konferencës për mediat në kryeministri, presidenti turk Erdogan shkon në Kuvend. Ai pritet që të mbajë një fjalë përshëndetëse.  

Ora 17:25
A duhet të shqetësohet BE-ja për ndihmën që i jep Shqipërisë? Erdogan: Jemi vëllezër, mos e diskutoni! Rama: Asgjë për t’u shqetësuar! Ato që fliten janë konspiracione

 

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan, u pyet në një konferencë për shtyp në Tiranë nëse duhet të shqetësohet BE-ja për mbështetjen e madhe që Turqia po i jep Shqipërisë. Erdogan theksoi se mbështetjet vëllazërore janë të ndryshme, ndërsa theksoi se me Ramën janë ‘vëllezër’ dhe këtë të mos e vënë në diskutim.

Ndërsa kryeministri Edi Rama theksoi se i ka bërë përshtypje komenti i një qytetari që i tha shyqyr që nuk je mysliman se BE-ja do shqetësoj pasi kalon shumë kohë me Presidentin e Turqisë. Ndër të tjera Rama deklaroi i prerë se ato që fliten janë konspiracione ndërsa shtoi se marrëdhëniet janë reciproke dhe zhvillim i një tradite.

Erdogan: Pyetje që më kape ngushtë, kështu quhet, por unë nuk jam kapur ngushtë me këtë pyetje dhe dua ta sqaroj. Miqësia, rregullat e vëllazërisë janë të ndryshme pasi brenda vëllazërisë ka lloj lloj mbështetjesh. Ka marrëdhënie dy palëshe. Po flasim për një situatë për rastin pas tërmetit. Prandaj ne ndërtuam këtë projekt në mënyrë të shpejtë. Ne jemi vëllezër. Asnjëherë nuk duhet ta vini në dyshim”-tha Erdogan.

Edi Rama: Më tha se kaq shumë sa rri me Erdogan kushedi çdo të të thonin ata të BE-së. Jam katolik, gjysmën më të mirë e kam myslimane por nuk besoj se kushdoqoftë në Shqipëri apo BE duhet të shqetësohet për këtë marrëdhënie mes dy vendeve sepse kjo është një marrëdhënie tradicionale edhe në kohën kur Shqipëria ishte një vend shumë i mbyllur, marrëdhënia me Turqinë ishte aty si një vazhdimësi e një tradite. Marrëdhënia ime me Erdogan, e përsëris, nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar, janë për të qeshur shumë nga ato që thuhen, jo vetëm nga konspiracionistë, por dhe njerëz seriozë në BE. E vërteta është që janë disa gjëra që nuk zhbëhen. Nuk di një qeveri tjetër përveç asaj të Erdogan asokohe kryeministër i Turqisë që të jetë mbledhur në sesion të jashtëzakonshëm për të ndjekur direkt punimet e parlamentit të Kosovës dhe për ta njohur atë në mbledhje ne qeverisë së vet si shtet i pavarur.

Këtë e ka bërë zotëria në krahun tim ashtu sikundër përtej konspiracioneve, roli i Turqisë në rajonin tonë është i pazëvëndësueshëm. Rol konstruktiv në funksion të paqes. Hijet e hedhura mbi Turqinë apo Presidentin Erdogan rezultojnë të jenë filma, filma të imagjinatës që nuk gjejnë përputhje në realitet. Jemi takuar shpesh, është privilegj që unë, kryeministër i një vendi të vogël, të marr kohë kaq shpesh nga Presidenti i Turqisë. Kurrë, asnjëherë nuk jam ndjerë në bisedë si përballë dikujt që të jep leksione, që të jep receta të gatshme si bëhet puna, apo për më tëpër që të vë në pozitë duke këruar gjëra që ske dëshirë t’i dëgjosh. Por respekt maksimal, reciprocitet, që është diçka shumë e vyer.

Ora 17:24
Rama: S’kemi pse zgjedhim andej ose këtej! Turqia mike e jona, SHBA-BE aleate strategjike

 

Për të gjithë ata që afrimin me Turqinë e shohin si një pozicionim që cenon marrëdhënien me SHBA-BE, kryeministri Edi Rama u përgjigj shkurt dhe qartë.

“Turqia është një valvul e patjetërsueshme sigurie për BE dhe unë e kam thënë në NATO, Bruksel, sepse kjo është e vërteta dhe shqiptarëve ju them se sa herë bëhen këto takime dhe ndahen me Turqinë apo BE , jo ne jemi me Shqipërinë, jemi mi të ngushte më Turqinë dhe aleat strategjik me SHBA e BE, dhe nuk jemi për të bërë zgjedhje këtej ose andej. Në fund të ditës, çdo vendimmarrje e jotja është për Shqipërinë dhe Shqiptaret, nuk është për Turqinë apo për të tjerët”, tha Rama.

Ora 17:15
Erdogan: Turqia është investitori më i madh në Shqipëri

Në fjalën e tij, presidenti turk Erdogan  është shprehur se Turqia është investitori më i madh në Shqipëri, megjithatë shton se përtej saj, këto shifra do të rriten.

“Jemi investitori më i madh në Shqipëri, 3.5 mld dollarë investime, nuk i konsiderojmë këto shifra si të vazhdueshme, por besoj që këto shifra do të rriten më shumë me ndihmën e autoriteteve shqiptare”, tha  Erdogan.

Ora 17:07
Erdogan: Të merren hapa më të shpejta kundër organizatës Fetos në Shqipëri

Presidenti Turk Erdogan nuk ka lënë pa përmendur në konferecën për mediat armikun e tij, Fetullah Gylen.

“Në takimet tona vlerësuam luftën tonë kundër organizatës terroriste Feto. Siç jeni në dijeni në dijeni në 2016 tentoi të bënte një grusht shteti të dështuar që kishte në shënjestër demokracinë tonë. Gjatë këtij akti terrorist që e mposhtëm falë rezistencës së popullit tonë fatkeqësisht 251 prej njerëzve tanë u martirizuan falë njerëzve të Fetos. Kjo strukturë që i ka duart e lyera me gjakun e të pafajshmëve përbën rrezik për çdo vend ku është i pranishëm. Fakti që Feto është ende në gjendje të gjejë fushëveprimi në vendin mik dhe vëlla Shqipëri e lëndon popullin tonë, bijtë e bijat e të cilit kanë rënë dëshmorë. Pritshmëria jonë më e sinqertë është që në periudhën që kemi më përpara  të ndërmerren hapa më konkretë, vendimtarë dhe hapa më të shpejtë kundër strukturimit të Fetos në Shqipëri”, tha Erdogan.

Ora 17:06
Erdogan: Ju këshilloj të bashkoni 2 ministritë, atë të Turizmit dhe Kulturës!

Presidenti Turk Erdogan ka pasur një këshillë për kryeministrin Edi Rama, që ministria e Kulturës dhe ajo e Turizmit, të mos jenë të ndara.

“Turizmi dhe kulturën ne i kemi në një ministri të vetme, ndërsa ju i keni të ndara, por mund të shohim se çfarë çfarë mund të bëjmë për paketa turistike, sikur t’i ndani këto ministrinë. Ne turizmin dhe Kulturën e kemi në një çati të vetme dhe nuk mendojmë t’i ndajmë dhe kështu vazhdon situata. Nuk është një sinjal kjo për ju, nëse jeni të kënaqur nga kjo situatë vijoni me 2 ministri të ndara”, tha Erdogan.

Ora 17:05
Rama në konferencë me Erdogan: Do forcojmë bashkëpunimin! Takimi i Ankarasë një vit më parë ishte çelja e një kapitulli të ri mes nesh

Turqia dhe Shqipëria kanë nënshkruar këtë pasdite 7 marrëveshje. Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp me Presidentin turk, Erdogan, theksoi se një vit më parë në Ankara kanë firmosur një deklaratë për të ndërtuar Këshillin e Bashkëpunimit të nivelit të lartë. Ndër të tjera, kreu i qeverisë, Edi Rama, theksoi se Turqia është një shembull dhe do të forcojnë më tej marrëdhëniet me njëri-tjetrin duke bashkëpunuar në shumë fusha.

 “I dashur miku im, dhe ju të nderuar që shoqëroni Presidentin, sot është një ditë e rëndësishme dhe e bukur siç është çdo ditë kur hapim dyert për të pritur miqtë nga vendi juaj. Sot kemi qenë së bashku në kurorëzimin e një përpjekjeje të jashtëzakonshme miqësore, vëllazërore dhe dashamirëse për të mbështetur rilindjen e një komuniteti aty ku tërmeti goditi shumë fort dhe ku sot 522 familje janë në kushte shumë më të mira se ato që kishin përpara se tërmeti t’i linte pa shtëpitë e tyre dhe edhe njëherë dua të falenderoj Erdogan që u gjend pranë nesh në sekondat e para pas goditjes së tërmetit që u angazhua publikisht i pari dhe me një angazhim konkret dhe që e mbajti fjalën, por kjo e fundit nuk përbën lajm kur bëhet fjalë për Erdogan pasi atë që thotë ai e bën. Falenderoj të gjithë ata që i dhanë jetë kësaj nisme bujare dhe jo të lehtë që nga ministri Murat, tek kompania, punëtorët, sepse jo vetëm ndryshuan jetën e këtyre njerëzve por ndërtuan një tjetër shembull shumë domethënës për vlerën dhe për thellësinë e marrëdhënies shqiptaro-turke. Faleminderit të gjithëve. Mbase dikush mendon se po e teproj me falënderime, por siç thoshte profeti Muhamed, paqja e zotit qoftë mbi të, kush nuk i falenderon njerëzit nuk e ka falënderuar zotin. Shumë faleminderit. Një vit më parë kemi firmosur në Ankara një deklaratë për të ndërtuar Këshillin e Bashkëpunimit të nivelit të lartë. Kemi 1 vit nismash dhe realizimesh konkrete që dëshmojnë vlerën e shtuar të këtij këshilli dhe takimi i Ankarasë ishte çelja e një kapitulli të ri mes nesh. Në Ankara nuk e vura bastin me Presidentin Erdogan për spitalin e Fierit se do e kisha humbur, fatmirësisht nuk e vura, aq më tepër që ai nuk vë baste. E ndjek futbollin pa baste. Sot ne kemi një spital që është jo vetëm një strukturë e re. Do rrisim kapacitetet në fushën e inteligjencës në fushën e të ardhurave doganore e tatimore. Do fuqizojmë marrëdhëniet ekonomike, rritjen e nivelit tregtar dhe për të rritur marrëdhëniet në fushën e turizmit. S’jemi xheloz për fqinjët, por sesi na vjen kur miliona turistë nga Turqia shkojnë në vendet fqinje në rajon dhe në Shqipëri numri i turistëve nuk përputhet me nivelin e dashurisë sonë për turqit.”-deklaroi Rama

Ora 16:50
Erdogan në Shqipëri, 7 marrëveshjet e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë që u nënshkruan

Sot, janë nënshkruar në total 7 marrëveshje bashkëpunimi mes Turqisë dhe Shqipërisë.

1- Një  marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare
2- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë
3- Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit
4- Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinisë dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare
 5- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asaj shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit
 6- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletit dhe Folklorit shqiptar; 7 -Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

Ora 14:27
Erdogan kujdeset për pamjen, krihet para se të futet në takimin me Ramën në kryeministri

 

Presidenti turk, Recep Erdogan ndodhet në Kryeministri, ku po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama. Mirëpo ra jo pak në sy momenti kur Presidenti Turk, i kujdesshëm për pamjen e tij, krihet para se të futet në takimin me Ramën.

Ora 14:14
VIDEO/ Pak para mbërritjes së Erdogan, Rama 'shqetësohet' nga disa neone të thyer në kryeministri, merr menjëherë në telefon punonjësin

Si artist, kryeministri Edi Rama nuk mund të tregohet indiferent ndaj detajeve, e këtë e ka treguar në më shumë se një rast. Teksa po bëhej gati të priste Presidentin Turk, Recep Erogan në Kryeministri, Rama nuk lënë pa vënë re disa neone të thyer. Ai i ka bërë foto, ndërsa menjëherë më pas ka marrë në telefon punonjësin që pa dyshim është kritikuar.

1642426560_1642425394NENONI.jpeg

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 18/01/2022 01:42

    /UKU.../,i ke rene pikes kur e ke quajtur Ballaban pasha.Po quaka Turqine mike,kurse SH.B.A dhe BE na i quaka partnere strategjike,pra i ka ulur nje rang me poshte!!Po te mos ishin amerikanet ku do ishte sot Shqiperia? Do te ishte si kenga e Ali pashe Tepelenes:/koka ne Stamboll,trupi ne Janine/,ose me sakte /koka ne Serbi e trupi ne Greqi/.<<Vellezerit>> e imponuar turq,jo vetem nuk ngriten gishtin per te na ndihmuar,perkundrazi,ata ishin shkaktaret.Dhe tani sulltan Erdogani po fillon te na fuse hundet per /FETO/ dhe vecanerisht per menyren si qeverisim per bashkimin e ministrive.Ky po na behet si Titua dikur dhe Hrushovi qe na jepte ide si te mbillnim vetem portokalle.O sulltan,kur te behemi prape province e perandorise Otomane,atehere do t'i bashkojme ministrite sipas urdherit tend.Tani,/ndalu bej se ka hendek!/,i thone ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • justice: 17/01/2022 22:40

    Po sikur te mos zbatojme porosite?! Nuk do na kete vellezer?

    Përgjigju
  • Kot: 17/01/2022 19:31

    Te vendosin ministre Vilma Bellon se e ben mire kete punen e hoteleri turizmit

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 17/01/2022 18:46

    Kur behesh Ballaban pashe,duke qene kryeminister eshte tradheti kombetare. Duhesh edhe ky showcolor ne kete kohe "koler antiUSA" qe udhehiqet nga shpellarikomunist sb dhe presidentlikja. Po shpirti,qenia dhe entiteti shqiptar ngrihen mbi kete politike bastarde antishqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?