Presidenti i Turqisë, Erdogan

Erdogani si dublant i drogës, kundër negociatave

30 Maj 2018, 09:25| Përditesimi: 30 Maj 2018, 09:41

  • Share

Nuk hyj tek adhuruesit e presidentit Erdogan. Ndoshta në shtypin shqiptar dhe ndërkombëtar jam zëri më kritik kundër tij. Nuk jam dakord me asgjë politike të tij, me autoritarizmin, dërrmimin e republikanizmit në Turqi, luftën e hapur ndaj elitave intelektuale, dominimin me Anadollin përmes votës së fshehtë të islamit politik, dhe natyrisht korrupsionit institucional që mbartet tek rrethi i ngushtë i biznesit të tij, si dhe disa tolerime politike që i janë bërë në Kosovë dhe Shqipëri kërkesave të tij.

Është po aq e vërtetë, se ai po synon të rrisë influencën e tij në Ballkan, në Shqipëri, në Maqedoni, në Serbi dhe Kosovë. Biles në vendet sllave si Serbia, edhe me më shumë para. Ky është objektivi i tij. Por përpjekja më e fundit e opozitës shqiptare, që të paraqesë erdoganizmin si rrezik për integrimin në Europë, është qesharake.

Nga sulmet e fundit të shtypit të opozitës dhe politikanëve të saj, duket se Erdogani po dublon imazhin e drogës në Shqipëri. Pasi e kriminalizuan Shqipërinë sikur të ishte “Kolumbia” e Europës, pasi nuk hoqën për 24 orë nga goja fjalët “drogë” dhe “kriminelë”, tashmë kur Europa po jep sinjale pozitive për negociatat, duket se opozita shqiptare po hedh bombën e fundit tymuese që i ka mbetur. Dhe kjo është “Republika erdoganiste e Shqipërisë”.

Shkrime anonime të Sali Berishës dhe rrethit të njerëzve të tij, po përpiqen të krijojnë idenë e një kolonie turke në Shqipëri, e cila këtë javë po zëvendëson “koloninë kolumbiane të drogës”. Dështimi i skenarit me Babalen dhe dështimi i frymës së protestës së opozitës, duket se i ka krijuar opozitës një ide të re të rrezikshme për vendin, që është baltosja si “Republikë erdoganiste”.

E pashë dhe intervistën e Edi Ramës tek Francë 24, kur përpiqet të justifikojë investimet e pavërteta turke të deklaruara nga Erdogani në Shqipëri, në rreth 3 miliardë euro. Duket se dhe ai është i kompleksuar nga kjo gënjeshtër.

E vërteta është se Shqipëria e Sali Berishës i dha Erdoganit, bile rrethit familjar të tij, Telekomin dhe hidrocentralet më të rëndësishme të Shqipërisë pa asnjë para, duke shkëmbyer ndere “TVSH”-je për të dhe familjen e  tij, përfshi dhe xhaminë osmane në qendër të Tiranës, e cila zëvendësoi projektin modern të Edi Ramës pranë Bibliotekës Kombëtare, por nuk mendoj se problemi i investimeve turke qëndron këtu. I vetmi problem real me investimet turke në Shqipëri, është që ato duhet të vijnë si investime konkurrente të një tregu të lire, dhe jo si klientelë e Erdoganit, siç i ka sjellë Berisha.

Për të tjerat nuk ka asnjë problem. Por ideja se tani propogandimi i një “Republike erdoganiste” në Perëndim do na pengojë negociatat, është banale. Aq më tepër që kjo bëhet nga një parti politike, që e ka ulur këmbëkryq në mënyrë korruptive dhe klienteliste Erdoganin në Tiranë. Ideja se “republik

Komento

Komente

  • Toni: 31/05/2018 12:51

    Mero, argumentet tuaja janë të sakta. Turqit si investitorë nuk kanë përvojë pune dhe kanë ndërmarrë biznese strategjike. Në fund, ata dështuan në gjithçka. Kostoja paguhet nga njerëzit. Turqit morën kredi nga bankat, ata 'transportuan' paratë jashtë vendit nëpërmjet kompanive jashtë brigjeve. Në fund shqiptarët po paguajnë koston. Kjo është unë mendoj se mjaft dhe një pikë vlimi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?