Ish kryeministri, Sali Berisha

Ergys Mërtiri: Si i shërben Ramës, Foltorja e Berishës

12 Korrik 2023, 09:26| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 09:27

  • Share

Menjëherë pas kërkesës per arrestimin e Ahmetajt, spinieret e Foltores u turren ta interpretojnë ngjarjen si vepër te Rames. Shume prej tyre i dolen ne krah Tigrit duke e paraqitur ate si viktime te qeverise.

Sipas tyre, arrestimi i Ahmetajt i shërben Rames dhe madje eshte i nxitur prej atij vete. Ata i qendrojne paradoksit se SPAK po i sherben kryeministrit duke arrestuar njerezit e tij me te afert e me te rëndësishëm.

Kjo eshte qesharake. Ajo cfare i sherben realisht Rames eshte pikerisht ky interpretim i ngjarjeve. Atij i intereson te krijohet pershtypja se prapa arrestimeve qendron ai vete, duke dale si njeri qe nuk i mbron hajdutet e vet, si asnje kryeminister me pare.

Atij i intereson deshperimisht te krijoje idene e te qenit i distancuar nga skandalet qe i kane plasur, te cilat do kishin çuar ne rrezimin e çdo qeverie.

Ne fakt, e kunderta eshte e vertete. Rama eshte perpjekur gjithmone ti mbroje njerezit e tij, duke filluar nga Tahiri e me radhe.

Arrestimet e te gjithve jane vonuar, hetimet jane zvarritur e reduktuar, ne menyre qe te gjithe te dalin me sa me pak kosto.

Nese denimet nuk jane shmangur dot, kjo ka ardhur per shkak se ka nje presion nderkombetar mbi drejtesine ne te kundert te presionit te qeverise per te mbrojtur njerezit e saj.

Por sidoqofte, eshte e kuptueshme se keto arrestime e kane sakatuar imazhin e qeverise si dhe fuqine e saj ne terren.

Asnje pushtet nuk do te ndjehej komod kur drejtesia i çon ne burg bashkepunetoret me te afert dhe me te rendesishem ndaj pretendimi se keto arrestime behen nga vete kryeministri jane thjesht pa sens.

Piketakimet e qeverise me Foltoren kunder SPAK jane vetem tregues i qarte i halleve te perbashketa midis tyre.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?