Deputeti socialist Erion Braçe, ka reaguar pas një kërkesë të Albana Vokshit që ai të përjashtohet nga Kuvendi, me pretendimin se e ka fyer.
Ai ka nxjerrë videon e debatit me Vokshin, dhe thotë se në fakt, nuk ka pasur asnjë fyerje ndaj kësaj të fundit. Ndërsa tregon se reagoi pasi ulërimat një orë resht të Vokshit po shqetësonin atë dhe personat e tjerë në zyrën e tij
“Urdhëroni: “Fyerja” ime nisi nga fyerja e zonjës Albana!
Pra; Isha ne zyren time-ngjitur me sallen ku behej kjo “mbledhje” dhe ulerimat nje ore rresht hynin jo ne zyre por ne koke te te tre njerezve qe ishim aty ne pune-mbledhje pune.
Kur u be e pamundur, dola nga zyra ime, hyra ne sallen e kesaj “mbledhjeje”, i kerkova djalit te IT te ulte zerin e mikrofoneve se spo punonim dot;
Janë në minimum-me tha; Imagjinoni tani! Kam pritur 10 minuta qe situata te qetesohej dhe zeri i zonjes Albana te ulej; aq e zakonshme u be situata sa nje pjese e gazetareve-perfshi gazetaren e PD te televizionit me te madh ne vend, u larguan;
Thashe mbaroi tani e shpetuam! Jo qe nuk mbaroi por rinisi nje oktave me lart;
Ketu nis nderhyrja ime: Sic e degjoni, i them “te lutem, uleni pak zerin se jemi dhe ne ketu ngjitur qe po bejme mbledhje pune”;
Si u pergjigj me ate gojë e gjeste, ja ku e keni, pa asnje prerje, modifikim, manipulim-kjo vlen edhe per gazetaret qe nuk ishin fare aty por ben lajmin e Albanes. Vijimin e dini!
Tani, kur pashe ne media sec kishte bere plot kulture, etike, elegance, para meje zonja Albana, ne kete “mbledhje”, mu duk teresisht e kote nderhyrja ime!
Ne ane tjeter, te jemi te qarte; Une i dua shume grate! Nuk i urrej e as i qelloj me kembe karrigeje e as i le ne mes te rrugeve, per asnje arsye!
Dy muaj e ca me pare, zonja Albana me takoi ne oborr dhe me tha: KE 20 vjet qe merresh vetem me mua! Ca ke o njeri?
Ne fakt une nuk jam marre me te por me vendimmarrje e biznese rreth e brenda saj; po nejse!
U ndjeva keq, nuk mora kemben e karriges por i thashe: Nuk do merrem me! Patur parasysh qe ka 11 vite ne opozite dhe ca te tjera te falura. Une e mbaj fjalen! Albana nuk mban gojën. Kaq”, shkruan deputeti socialist.
Albana Vokshi i ka bërë një kërkesë kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali së bashku me grupin e PD-së, ku kërkon marrjen e masave disiplinore për 3 deputetë të mazhorancës, Plarent Ndrecës, Ilir Metajt dhe Erion Braçes.
Sipas Vokshit në dokumentin që disponon Shqiptarja.com dhe Report Tv, seancën e fundit të komisionit hetimor për koncesionet e shëndetësisë në 9 tetor, Metaj dhe Ndreca kanë ushtruar dhunë verbale ndaj saj. Në këtë mes shton Vokshi ka ndërhyrë dhe Braçe, i cili nuk është pjesë e këtij komisioni, por ka ardhur në sallë duke fyer Vokshin.
Ajo don diçka në privat. A se kupton debilen.
PërgjigjuPer fat e kisha pare vidion kur zoti Brace u kerkoj te ulnin zerin pa ofenduar askend dhe me vone lexova qe Albana Vokshi super grabitqarja e ish ekspozites kishte bere ankim per zotin Brace!! Kjo egersir pylli bashk me Flamur Noken te " fortet" e kriminel Berishes te shkojn te djegin te ulerasin si bisha posht ballkonit te familjes hajdute Berisha ,te selia partis,te shpite e tyre ose te pronat qe i kane grabitur popullit shqiptar!
Përgjigju