“Deri tre vjet më parë duke shkruar në dhomën time e gjithë kjo ishte e paimagjinueshme , nuk më duket e mundur se është e vërtetë”. E gjithë kjo për Ermal Metën, është një sukses i merituar, ku u shitën të gjitha biletat për koncertin e tij në Mediolanum Forum të Assago, Itali, ku kantautori jo shumë herë nuk e fshehu emocionin.
Njëzetë e tetë këngë në të cilat përshkoi karrierën e tij si dhe një ribashkim i La Fame di Camilla dhe shumë të ftuar’; nga Antonello Venditti tek Elisa, nga Jarabe de Palo dhe natyrisht Fabrizio Moro.
Vendet e Forumit janë të gjitha të zëna: ka fëmijë, të rinj, prindër dhe gjyshër. Është publiku i Amici, i Sanremos dhe i rrjeteve sociale që gjatë viteve Ermal Meta ka qenë në gjendje ti bëjë për vete dhe është kujdesur ditë pas dite pa tradhëtuar asnjëherë. Me sinqeritetin e tij të përzier me një drojë të vogël. Dhe tani më në fund mbledh frytet në një mbrëmje që vështirë se do të harrojë. Ai këndon shumë, ai flet pak. Siç na ka mësuar gjithmonë.
Por edhe tregon ndonjë kujtim: “Unë kisha vendosur të mos ëndërroja më, thashë me vete “mbaroj diplomimin “, pasi kisha një provim dhe ende mungon (qesh), pastaj i vendosa duart në piano dhe nuk mendova më për këtë … “.
Pra, këndon “Ka fjalë që fshehin heshtjen …”, publiku në fillim dëgjon në heshtje pastaj shpërthen në një duartrokitje të madhe. Duke valëzuar flamuj të verdhë dhe të zi, ngjyrat e albumit të ri “Non abbiamo armi”. Së bashku me Fabrizio Moro, pas fitores në Sanremo falë “Non mi avete fatto niente”, do ta çojë atë në skenën e Eurovision më 12 maj.
Mes njerëzve fshihen fansa si Ambra Angiolini dhe Francesca Michielin. Mes dueteve, këngëve dhe hiteve të vjetra vjen momenti i falënderimit për “herë të parë” të tij në Forum, për muzikantët, për shtëpinë diskografike Mescal që besoi tek ai, ndaj miqve dhe natyrisht për publikun, “pa ju do të isha askushi”.
Kantautori italian Ermal Meta ka marrë pjesë në tre edicione të Festivalit të Sanremos, ku në edicionin e këtij viti fitoi edhe çmimin e parë me këngën “Non mi avete fatto niente”, së bashku me këngëtarin italian Francesco Moro.
Ermal Meta 13 vite më parë u largua nga Shqipëria për në Itali. Ai ka qenë anëtar i grupit muzikor italian “Ameba4” dhe “La Fame di Camilla”. Pasi kompozoi këngë për disa artistë italianë, ai filloi karrierën e tij solo, duke nxjerrë edhe albumet Umano (2016) dhe Vietato morire (2017) dhe “Non abbiamo armi”, (2018) . Ai ka rrëmbyer edhe çmimin ‘MTV Europe Music Awards’