Kultura

Ermonela Jaho sjell emocione në skenën e Teatrit të Operas! Duartokitje të gjata dhe vlerësim për sopranon

18 Shtator, 13:13| Përditesimi: 18 Shtator, 15:27

  • Share

Mes emocionesh, entuziazmit dhe duartrokitjeve të gjata është pritur sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, në koncertin e të mërkurës në mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.  Artistja interpretoi me gjithë shpirt në koncertin e titulluar “Kur ndjenjat marrin zë”, ndërkohë që salla ishte mbushur plot me publik të zgjedhur: artistë e kolegë, aktorë, regjisorë, profesionistë të fushave të artit dhe të kulturës. efekte Me mjeshtëri artistja solli pjesë të zgjedhura dhe arie nga repertori i muzikës klasike, të njohura botërisht.

U sollën për publikun edhe pjesë të pa interpretuara më parë në skenën shqiptare, ndërsa në sallë bëri përshtypje edhe prania e madhe e publikut të ri.

Koncerti “Kur ndjenjat marrin zë” erdhi nën dirigjimin e maestro Fabrizio Maria Carminati, dhe me pjesëmarrjen e korit dhe orkestrës së TKOBAP-së.

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është ndër zërat më të njohur të muzikës klasike në botë. Me albumin e saj “Anima Rara” dalë në treg në shtator 2020, ajo ka marrë vlerësime të shumta. Ajo ka fituar mes të tjerash edhe çmimin “Artistja e huaj më e mirë” për vitin 2023, për interpretimin e “Suor Angelica” në Barcelonë.

B.G/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?