TIRANË- Ervin Bushati është prezantuar ditën e sotme si drejtori i ri i Postës Shqiptare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati e konsideron privilgjegj, por njëkohëisht edhe përgjegjësi marrjen e kësaj detyre.
"Privilegj dhe përgjegjësi marrja e detyrës së administratorit në Postën e Shqipërisë. Posta ka lindur me shtetin si shërbim ndaj publikut: Shërbimi ndaj publikut është Misioni ynë! Shqipëria2030- qenie që ne të gjithë bashkë po e ndërtojmë, duke ditur rolin e rëndësishëm që kanë këto institucione për qytetarët. Jemi një rrjet fibrash tregtare, ekonomike, financiare, logjistike dhe virtuale", shkruan Bushati.
Kujtojmë që ditën e djeshme Ervin Bushati u emërua drejtori i Postës Shqipatre, ndërsa më herët këtë post e mbante Laret Duraj. Bushati ishte i renditur i treti në listat e PS për Tiranën në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por nuk arriti të merrte mjaftueshëm vota për të siguruar mandatin e deputetit. Vendin e tij e zuri Fatmir Xhafaj, i cili theu herësin dhe mori një karrige në Kuvend.
Qenka bere drejtor ky palaco qe nuk mori as 1300 vota ne gjithe Tiranen?
PërgjigjuEshte pergjegjesi eshte... pergjegjesi penale qe te te emerojne dhe ta pranosh emerimin nga partia. Ai qe te emeroi dhe ti palaco. Mos mbetshi te pangopur.
PërgjigjuNdiq shembullin e Postave si motra si psh Poste italiane..edhe ktheje në Banco Posta
Përgjigju