Politikë

Ervin Salianji me banorët e Korçës: Ndryshimi do të vijë, atë s’e ndal dot askush! 25 prilli është dita e shqiptarëve

11 Prill 2021, 14:55| Përditesimi: 12 Prill 2021, 15:39

  • Share

Kandidati i PD në qarkun e Korçës, Ervin Salianji në një takim të zhvilluar me banorët e lagjes 17 në Korçë, tha se më 25 prill është dita kur të gjithë do marrin frymë lirisht dhe njerëzit do të çlirohen nga zgjedha e pushtetit të 8 viteve.

“E shoh dëshirën për ndryshim në çdo cep, rrugicë, lagje të Korçës, ashtu siç e pashë edhe në lagjen 17. E shoh dëshirën për të ndryshuar, në çdo takim, në çdo bisedë me të rinj, prindër, gjyshër, fermer, pensionist etj. Ndryshimi do të vijë, atë s’e ndal dot askush. Ju përulem për këtë mbështetje që më keni dhënë e më jepni. Zotohem se do të jem pranë jush, në ditë të mira e jo të mira, për t'ua shpërblyer këtë besim të madh, që më keni dhënë. Së bashku për ndryshimin. Votoni numrin 9, votoni për Partinë Demokratike, votoni për Shqipërinë”- tha Salianji.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?