Protestë në Tiranë

Është e rehatshme të jesh ose hiqesh indiferent

12 Dhjetor 2020, 15:53| Përditesimi: 12 Dhjetor 2020, 15:56

  • Share

Indiferenca është një pallto që edhe pse trupi stë merr ajër dhe të qelb erë, rëndësi ka që nuk të hyn plumbi. Plumbi i linçimit, i injorancës, i mendjengushtëve dhe zemër munguarve. Pasi një mëndje pa nje zemër është asgjë, një mëndje bashkë me një zemër, është një mëndje e hapur që pranon edhe të ndryshmit e vet.

Të protestosh është një ndër tiparet dalluese të një qytetari që është dhe nuk shtiret sikur është, në vende si Shqipëria pastaj është më shumë, është detyrë. Qysh prej ditës së parë jam shprehur që tragjedia e Klodianit nuk duhet shëmtuar nga politika, protestë po, politizim dinak jo!!!

Mu sulën piranjat që mendimi im ju prishi rehatin, me lloj lloj etiketimesh dhe mallkimesh makabre, por askush dhe asgjë nuk tremb rrugëtimin dhe kurajën time për të folur në këtë realitet tejet maskilist dhe linçues ndaj mendimit ndryshe.

Jam rritur e kalitur protestave, kam kalitur shpirtin dhe nuhatjen, por sa herë është afruar politika dinake aq here ajo protestë ka shkuar për dreq. E dëbuam tek armët kimike dhe tek ligji kundër mbetjeve dhe fituam ... pastaj bilanci është tragjik... protesta e studenteve, kuksianët, teatri.. etj etj.. jo vetëm që nuk u fituan por u shëmtuan deri në palcë.

Jam kundër shkatërrimit të çdo vepre publike dhe private, jam për protesta qilizëm, për qëndresë, për rizgjim të shqiptarëve jo për përcëllim të tyre në flakën afatshkurtër të çuarjes në pushtet. Vetëm përtacët i vënë flakën Shqipërisë pa i ndezur shpirtin shqiptarit. Dhe përtacia dihet, kurrë nuk e shpërblen të zotin e vet.

Jemi shume pak për tu urryer kaq shumë, kemi pako vlera te mbijetuara nga korrupsioni shtetëror për t'i përcëlluar në zjarrin e asgjësë që vjen më pas. Shqipërinë e ndryshon zgjimi shpirtëror, arsimor, protesta dhe reagimi i vetëdijshëm jo përcëllimi.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?