Sali Berisha

Opinion

Eshtë e sigurt, Berisha do të 'tërheqë këmbën zvarrë'

20 Maj 2021, 13:10| Përditesimi: 20 Maj 2021, 13:17

  • Share

Amerikanët nuk nxitohen. Ata gjithmonë e nisin ngadalë, por e bitisin siç duhet dhe kur duhet. Kjo ka ndodhur edhe me ish-kryeministrin e vendit  Sali Berisha. Mandatën ja dhanë pikërisht tani, kur drejtësia e re ka marrë më shumë se kurrë, mbështetjen maksimale nga SHBA, për ti dhënë goditje fatale krimit, trafiqeve, dhe korrupsionit.

 Ka ardhur koha që ky vend të “qeshë” dhe qytetarët e tij të ndjehen se janë të lirë. Të ndjehen se kanë partnerë të sigurtë në botën demokratike. Askush deri dje nuk e besonte se Berisha  dhe familja e tij, do të merrnin një dënim të tillë. Tani vërtetë mbetet rradha e “FBI”-së shqiptare, për të hapur historitë e vjetra dhe të reja, të një dinastie që e shkatërroi vendin dhe jetën e shqiptarëve për 30 vjet. Ka ardhur momenti  të hetojnë 1996, vitin e zi 1997, 1998, 2001, Gërdecin, 21 Janarin, vjedhjen e floririt, pasurimin marramendës të kupolës berishiste, familjarëve dhe servilëve politikë të tyre. Ka ardhur koha të preken të paprekshmit. Erdhi momenti që shqiptarët të shohin pas hekurave, milionerët e paskrupullt, që kanë veshur me të zeza qindra e mijëra nëna nga vrasjet dhe krimet e padëgjuara, përmes armëve të dala nga depot e shtetit  25 vjet më parë. Më tepër se kurrë, Lulzim Basha po e ndjen se shumë shpejt do të vijë edhe rradha e tij.

 Të njëjtën gjë po ndjen edhe Ilir Meta apo dhe Fatmir Mediu. Janë një tufë e madhe horrash që kanë kryer zullume dhe krime të çdo lloji në këtë vend, që kanë 2 dekada e gjysëm që akuzohen nga media, por që me drejtësinë e molepsur, nuk u hetuan dhe gjykuan  kurrë. Më mirë vonë se kurrë, por thonë edhe një fjalë tjetër për ish-drejtuesit e inkriminuar dhe korruptuar  “e gjeçi nga amerikanët”. Eshtë e sigurtë se Sali Berisha do të “tërheqë këmbën  zvarrë” siç thotë populli. Pas tij, do të ketë të tjerë emra politikanësh që kanë mbushur kupën e zullumeve, dhe thesin me milionat e shqiptarëve, që DASH do ti shpallë “non grata”. Stuhia e madhe pritet të nisë.

Ajo do të spastrojë skenën politike, dhe do të kthjellojë  imazhin e vendit në sytë e ndërkombëtarëve. Gjithkush nga ne , duhet ti jetë mirënjohës SHBA-së, partnerit më besnik dhe më stradegjik që ka Shqipëria, për ndihmën e madhe në reformimin e drejtësisë së re. Ajo mbetet sot, “arma” më e fuqishme në duart e njerzve të përgjegjshëm të përzgjedhur nga Vettingu amerikan, për të nisur ndëshkimin e “të fortëve” të politikës. Ata që e penguan dhe vazhdojnë ta mallëkojnë reformën dhe drejtësinë e re, ka ardhur koha të përballen për shkeljet e ligjit dhe krimet e bëra. Amerikanët “vranë” frikën, dhe u dhanë zemër  dhe besim shqiptarëve, për të qenë të sigurtë në rrugën  dhe integrimin e tyre euroatlantik.Viti 2021,pritet të jetë viti i “surprizave” të mëdha në skenën politike shqiptare. Lum kush e ka kuptuar, dhe mjerë kush e ka harruar, se ç’bëjnë amerikanët me armiqtë e demokracisë dhe lirisë në botë, apo edhe me të babëziturit  e parasë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?