Foto ilustruese

'Është kancer'/Të rinjtë e LSI-së i 'vërsulen' Ramës: I dhemb se s'kemi pranuar koalicion me të!

9 Tetor 2020, 22:52| Përditesimi: 9 Tetor 2020, 22:56

  • Share

TIRANË- Akuzat e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së, kundrejt presidentit Ilir Meta dhe LSI-së ka sjellë reagime të njëpasnjëshme të deputetëve të rinj të kësaj force politike. E para që ka reaguar ka qenë ish- deputetja Kejdi Mehmetaj.

"Epo hata e madhe, gjithë ky burrë që Elisës i duket si Skëndërbeu e me 8 vite suksese të një pasnjëshme me projekte 3D e varfërim të Shqipërisë, trembet kaq shumë nga LSI! Po çke o derman që të ka hyrë frika në palcë? Ke hall se tu shpërbë partia? Ke hall se të urrejnë socialistët? Apo nuk të zë gjumi natën nga sondazhet që bën çdo ditë? O i mjerë, nuk fitohen më zgjedhjet me brekushe e tepsi, as me ata trimat kriminel që të kanë fërkuar krahët deri tani. Nxirri njerëzit të përballen e të shohim kush di e do ta bëjë këtë vend; Ti me ata rilindasit e tu që e shkatërruat Shqipërinë e keni dëshpëruar shqiptarët, apo ne? Pse frikeni nga përballja? Apo e di që kopjet e tua të shëmtuara, bashkë me ty në krye nuk kanë më sy e surrat tu dalin përpara shqiptarëve. Ske faj, mirë e bën që trembesh, se e di mirë që pas 25 prillit nuk do përballesh më vetëm me votën por edhe me drejtësinë. Edi Rama e paska ndarë mendjen ti shkaktojë humor shqiptarëve sot e me kalimin e orëve duket se i shtohen edhe dozat e budallallëqeve që thotë, edhe pse tani nga fundi një gjë e qëlloi në shenjë. Shumë mirë bëri që e përmendi Mbretëreshë Teutën, asaj nuk i bëri syri tërr nga Perandoria Romake, e jo më ti bëj Monikës tonë syri tërr nga profeti i kokoshkave Edi Rama. Përfundimisht është i mbaruar", shkruan Kejdi Mehmetaj.

Më i ashpër ka qenë ish- deputeti Endrit Braimllari.

"Aq here sa e ka permend LSI-ne do te thote qe i eshte bere mankth dhe e le pa gjume. I kapur nga bandat dhe nen efektin e kokaines paranoja dhe mankthi per LSI do te shtohet çdo dite e me shume.
Nuk ke pare gje akoma"
, shkruan ai.

Nga ana tjetër, për Floida Kërpaçin, të gjitha sulmet e Ramës për LSI-në është për faktin se kjo e fundit ia ka bërë të qartë se nuk do të bëjë më koalicion me të.

"Sot kryeministri në ikje, në vend të japi llogari para shqiptarëve çfarë bëri me timonin e mandatit të dytë ku qeverisi i vetëm pas masakrës së çunave problematikë të 2017, u mor përsëri me LSI falë së cilës u bë kryeministër në mandatin e parë! Nuk ka faj! I dhemb akoma që LSI e ka deklaruar qartë që nuk bën koalicion me Ramën! Ende vajton per koaliconin që e solli në pushtet, aq sa nga mankthi shkeli dhe marrëveshjen e 5 qershorit duke ndryshuar kushtetutën, vetëm e vetëm që LSI mos të bëjë koalicion me PD meqë me PS nuk bën! Mos u shpërfytyro duke akuzuar LSI, opozita e bashkuar do qeverisë me të rinjtë dhe qytetarët e këtij vendi që duan drejtësi dhe dinjitet!

Dhe sa për qelizat kancerogjene, pyet socialistët e thjeshtë,familjet e deshmorëve të luftës, se kush janë kanceri që ju hyri në PS herë si malinje mjafti dhe herë si malinje rilindje! Pyeti dhe do të ta thonë ata se kanceri është sekti rilindjes që hyri në trupin e PS duke shkatërruar çdo vlerë intelektuale dhe qytetare të saj, dhe duke përhapur metastazat e krimit të organizuar me lekët e oligarkëve! Por në 25 prill socialistët do të jenë të parët që do e shporrin kancerin që ju ka hyrë në parti, dhe shqiptarët kancerin që ju ka hyrë në shtëpi duke i varfëruar në vitet malinje të qeverisjes suaj. Por deri atëherë, ti do vajtosh përsëri për koalicionin e humbur me LSI, dhe ne së bashku me shqiptarët do pastrojmë çdo mbeturinë kancerogjene MAVI", shkruan Kërpaçi.

Ora 22:29
Ping-pong mes Ramës dhe LSI, Mehmetaj i del 'zot' Kryemadhit: Teutës s'i bëri tërr nga Perandoria, jo më Monikës tonë nga profeti i kokoshkave

Vijon ping-pongu mes LSI dhe kryeministrit Edi Rama, pas sulmeve që ky i  fundit bëri nga Asambleja e PS, të cilat vunë në lëvizje strukturat, duke filluar nga presidenti Ilir Meta, te kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e më pas te Kejdi Mehmetaj.

Kjo e fundit i ka dalë për "zot" Kryemadhit, pasi Rama i tha Metës se duhet ta dekorojë "me medaljen e Teutës së Ilirisë". Mehmetaj shkruan se Teutës si bëri tërr nga perandoria e jo më Kryemadhit nga Rama, të cilin e quan "profet të kokoshkave".

"Edi Rama e paska ndarë mendjen ti shkaktojë humor shqiptarëve sot e me kalimin e orëve duket se i shtohen edhe dozat e budallallëqeve që thotë, edhe pse tani nga fundi një gjë e qëlloi në shenjë. Shumë mirë bëri që e përmendi Mbretëreshë Teutën, asaj nuk i bëri syri tërr nga Perandoria Romake, e jo më ti bëj Monikës tonë syri tërr nga profeti i kokoshkave Edi Rama. Përfundimisht është i mbaruar", shkruan ajo. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • mali: 11/10/2020 17:49

    KETA mjerisht jane parti qenefesh----putanash,--partia me e degjeneruar ne shqiperi me ne krye monika baxhellen....

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 10/10/2020 10:21

    Emri i sakte i kesaj particke eshte BHK(Bashkimi i hajduteve kriminelave .

    Përgjigju
    • O tej: 10/10/2020 12:59

      Nuk ja fut kot pordhes ke qellu ne shenje

  • MEMUTI: 10/10/2020 09:41

    O ZOT TË VJEN PËR TË VJELL ME NJËRËZ SI KJO MEHMUTI.

    Përgjigju
  • Pecua: 10/10/2020 07:00

    I shthuri fare te rinjte kjo e pacipe..kjo rrugave.. I beri hajdute, delwnxhinj mashtrues e kriminel qe te sherbejne si skllever familjes se degjeneruar Meta..

    Përgjigju
  • Endri: 10/10/2020 06:36

    Emri i sakte per kete parti hajdutash

    Përgjigju
  • Cubi: 10/10/2020 05:06

    Keto gocat do ti marim partizione!¡!!!!! Se per gje tjeter sbejn.

    Përgjigju
  • Emi: 09/10/2020 23:33

    Rama Meta eshte pa lidhje per shkak te pozicioneve qw kane. Ndersa Rama Basha po eshte nji debat qe duhet te zhvillohet perderisa pretendojne te dy per kryeminister

    Përgjigju
  • Kacidhe: 09/10/2020 23:32

    LSI si zorre e trashe .. eh dihet cfar qet ajo.

    Përgjigju
  • Tirona: 09/10/2020 23:02

    Sa keq me vjen me keta te rijte qe i shkojne nga pas kesaj te pangopures, SHIKONI KETA TE RIJNE QE KAN BERE FOTO ME KTE "SHPETIMTAREN E KOMBIT" DUKEN NGA SURRATI QE I KA TRULLOS BARI JESHIL.

    Përgjigju
    • robi: 10/10/2020 09:00

      Te gjithe jane te trullosur nga shkuma party dhe nga seksizmi kur trajnohen ne haremin e Jales.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?