Opinion

Është kollaj të thuash në kënetën shqiptare se jam më influencë në SHBA, edhe kur nuk je askushi

13 Nëntor 2021, 14:41| Përditesimi: 13 Nëntor 2021, 14:45

  • Share

Më parë, kur një letër donte dy muaj të arrinte në destinaicion, dhe kur shumica nuk ishin larguar asnjëherë nga fshati, pa dalur në qytetet, kthimin e një emigranti që ndoshta ishte i konsideruar i humbur për shkak të kohës së gjatë të qëndrimit larg, përveç se ishte festë e madhe gëzimi e konsideronin edhe një event  jashtëzakonshëm për të marr informacione se si bëhej jeta atje ku kishte emigruar! Atëherë, ishte e thjeshtë që dikush që vinte nga emigrimi të gënjente për sukseset e tij dhe po ashtu të thoshte gjëra të paqena për arritjet e tij!

Sot, më shumë shqiptar ka në emigracion se në Shqipëri, sot fal teknologjisë, nëse dëshiron më shumë e me kollaj mund të flasësh me dikë që jeton larg në Amerikë sesa me dikë që jeton në Shqipëri! Po ashtu, sot, është më kollaj të udhëtosh nga Rinasi në New York se nga Kamza në Tiranë! Dikush mund të thotë e mund të pretendoj se ka influencë në SHBA, keqardhje për të! Dikush që të ketë influencë në SHBA duhet të plotesoj një nga këto kritere:

1. Të jetë ekselent në një profesion, mundësisht të ketë patentë në inovacion ose të jetë profesionist me emër
2. Të ketë studiuar si student ekselent e kështu është këshilltar ose administrator i zoti në ndonjë kompani me emër
3. Të jetë sipërmarrës shumë i zoti dhe shumë i pasur
4. Të ketë influencë të madhe tek qytetarët duke pasur potenciale për ndonjë elektorat të konsideruar.

Çdo kush që nuk i plotëson këto kritere është thjeshtë mashtrues ose delirant deri në lajthitje!

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Thjeshtesia: 13/11/2021 15:25

    Nen dijenin time jane me qindra Shqiptare , në mes tyre dhe djemt e Mi qe i perbushin te kater kriteret e me siperme, kur i them femijve te mi shkoni dhe kontriboni ne Shqiperi, pergjigja e tyre eshte: Akoma nuk ka ardhur koha …….. me vone edhe mundet . Mendoj se kete shkrim ja dedikoni nje shtetase Amerikano-Shqiptare e cila na ka mbi si kepuradha mbas shiut ne nje “Foltore”. Kjo e di shume mir veten e saj se kush eshte, eshte nje hic ne ate vend ku jeton, Ajo ka ardhur ketu per te fshehur parate e familjes se Foltores si dhe per te perfituar disa para nga kjo familje , para se ti bohet publike Dosja e “Foltores” nga SHBA , e cila kjo dosje tashme ndodhet ne tavolinen e Kongresmeneve dhe se shpejti do te behet publike. Kjo zonje apo zonjushe Amerikane-Shqiptare mos te mendoje se do ti gezoje ato qe do mari nga “Foltorja” se ato jane parat e taxapaguesve Shqiptare , barre te rende ke mare moj goc , ke per te perfunduar poshte Urave te New York-it se eshte leshuar nje ultimatum nga DASH-i per ato kompani dhe individe qe mbeshtesin personat qe tashme jane Non Grada…,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?