'Është prekur buka e gojës', PD: Shqipëria vendi i paradokseve! Pagat më të ulta në Europë, por çmimet më të larta

24 Gusht 2020, 15:17| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 15:19

  • Share

Dhurata Çupi thotë se shqiptarëve u është vënë në pikëpyetje buka e gojës. Ish-deputetja e PD-së në një reagim në rrjetet sociale deklaron se Shqipëria është kthyer në vendin e paradokseve, pasi është vendi me pagat më të ulta në Europë ndërkohë që ka nivelet më të larta të çmimeve të ushqimeve në kontinentin e vjetër.

"Shqiptarëve ju mohohen ushqimet bazë në tryezë. Rëndojnë çmimet e larta të ushqimeve dhe pagat e ulëta.
Shqipëria në një tjetër rekord me të dhëna paradoksale krahasur me rajonin dhe Europën.

Shqiperia është i vetmi vend në rajon dhe në Europë që ka nivelin më të ulët të pagave e që renditet me nivelet me te larta të çmimit të ushqimeve në Europë.
Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian, me nivelin më të larte ne rajonin e Ballkanit, e ndjekur nga Serbia me 77.1% të mesatares së BE-së, Mali i Zi (76.6%), Bosnja (74.5%) ndersa Maqedoni ka nivelin më tē ulët te çmimeve me 60% të mesatares europiane.
Kështu paradoksalisht , shqiptarēt që kanë nivelin më të ulët të ardhurave ne rajon, ushqimet e shportës i paguajnë më shtrenjtë duke i detyruar ata te heqin nga kjo shportë ushqimet e duke mbajtur vetëm ato bazike.
Në këto kushte shqiptarët janë te detyruar që peshën më të lartë të shpenzimeve mujore ta kenë për ushqime, ne masen të shpenzimeve me 44% të totalit, nga 12% që është mesatarja e BE-së dhe rreth 30% për vendet e tjera të rajonit.

Politikat ekonomike të qeverisë , te gjitha në favor të miqve oligarkë, jo vetëm që nuk i kanë pasuruar shqiptarët por i ka vënë ata në veshtirësi të heqin nga tryezat edhe ushqimet e përditëshme për shkak te pamundësisë.
Kjo është e pafalshme.
Është prekur deri edhe te buka e gojës e ushqimi i përditshēm.
Kjo situatë duhet dhe do te marre fund shume shpejt.
Vota e shqiptarëve do ta ndëshkojë këtë qeveri qe i ndëshkoi shqiptarët edhe me sofren bosh për fëmijet.

Ditemetemiradovijne,"-shkruan Çupi.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vicifoli: 24/08/2020 17:45

    Te shporrim Ramen te ngrihemi me hunj e drunj te vendosim Kryminister Flamur Noken e kena me jetu ne bollek me rroga te majme me pesione si Evropi

    Përgjigju
  • HUM HUM HUM: 24/08/2020 16:23

    PO NGELËT VETËM DUKE LEF MOR ZOT PO ÇFAR LLOI MONSTRASH PASKENI QEN Ö PARTIA WC PD. PÖ MJAFT MOR ZOT MJAFT SE LAT NAM SJU BESON NJERI E JU VETËM LEFNI PA PUSHIM MJER PARTIA KAK PD SI U KATANDIS KOKOSHI NJË THEL .

    Përgjigju
  • tori: 24/08/2020 16:08

    Te gjitha rrena te prodhuara ne Shqup me regji te Salianjit e te vezhguara nga G.Bardhi.Fakti i rritjes se numrit te milionereve me mbi 12.000 milioner te ri ne Shqiperi e patjeter numri me i madhe i turistave shqiptar ne bote(absolutisht me e larta ne Ballkan per fryme popullsie) nuk flasin per e nuk justifikojne perrat,rrenat,mashtrimet e cdo zyrtari te PD.Vazhdoni me te njajten histori mashtrimi si ajo e "boshatisjes" se Shqiperis ku shifrat tregojne se me perjashtim te Greqis e Malit te ZI(EMIGRACIONI NE NIVELIN -3%) TE TJERAT tE gjitha me te larta se Shqiperia(BULLGARIA -40%,SERBIA -28%).BUDALLALLEKU I NDALJES APO FRENIMIT TE EMIGRACIONIT jane parulla te ndyta politike thjeshte,mashtrime e manipulime te se vertetes qe opozita krejtesisht e paafte per alternativa qeverisje hedh ne treg "bomba tymuse" qe jo vetem nuk i sjellin vota por perkundrazi i largojne ato nga perkrahesit.

    Përgjigju
  • BENI: 24/08/2020 15:51

    IKNI MOR NDYRESIRA SI KENI FYTYRE E DILNI PARA SHQIPTAREVE ,,,APO E KENI HARRUAR 1997 KUR SHKATARRUAT PLOTESISHT USHTRINE DHE EKONOMINE E SHIPTAREVE ,,,JU RENTE CORONA MU NE KOKE O PISA......

    Përgjigju
  • Na hapen: 24/08/2020 15:36

    Zorret e barkut keto monstra sikur ne kohen e tyre kerrcisnin luget e floririt... hy rrace mu** i

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?