Sport

'Është privilegj', Dinamo prezanton drejtorin e ri sportiv: Kemi projekt fitues, por do pak kohë të realizohet

10 Nëntor 2021, 16:30| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 17:16

  • Share

Arbi Laçi do jetë drejtori i ri sportiv i Dinamos. Presidenti i ‘nëndetëses’ Ardian Bardhi ka zgjedhur ish-drejtorin e Tiranës që fitoi titullin me bardheblutë në 2020, ndërsa prej gati një viti nuk ishte pjesë e asnjë skuadre.

“Është një privilegj, kënaqësi dhe sfidë e veçantë për mua. Falenderoj presidentin për besimin e dhënë për këtë detyrë që është obligim dhe kënaqësi e madhe si në aspektin emocional, por edhe atë professional. Jam i lumtur që jam këtu dhe ndjehem mirë për një detyrë të vështirë, pasi nuk do jetë e thjeshtë,"-deklaroi Laçi.

Më pas drejtori i ri sportiv foli edhe për projektin që e bindi të firmoste me 18 herë kampionët e vendit.

“Qëllimi është ta bëjmë Dinamon të jetë në krye të elitës së futbollit shqiptar. Kjo nuk bëhet vetëm për një moment, pasi kërkon kohë, kërkon durim, kërkon përkushtim dhe për disa arsye të tjera që kemi disktuar me presidentin, me admistratarorin, futbollistët dhe trajnerin ky projekt do të shtrihet në kohë dhe kam kuptuar se do jetë fitues,”-tha Laçi

Dinamo e Arbi Laçit do të nisë të marrë formë që prej janarit, moment kur edhe fillon merkato dimërore.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?