Foto nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Eskavatori del nga rruga, ndërron jetë rrugës për në spital 60-vjeçari në Berat

2 Maj 2021, 15:03| Përditesimi: 2 Maj 2021, 17:03

  • Share

BERAT- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë, në vendin e quajtur Ura e Plirzës. 

Mjeti tip Eskavator, ka dal nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi Qamil Demiri, 60 vjeç, banues në Poliçan.

Gjatë transportimit të tij për në spital, 60-vjeçari nuk ka arritur që t'u mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

Ora 16:57
Del nga rruga dhe bie në greminë eskavatori, ndërron jetë rrugës për në spital 60-vjeçari në Berat

Ka ndërruar jetë rrugës për në spital, 60-vjeçari shtetasi Qamil Demiri, banues në Poliçan. Mjeti tip eskavator me të cilin po punonte doli nga rruga, dhe për pasojë mbeti i plagosur rëndë 60-vjeçari në vendin e quajtur Ura e Plirzës. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 02/05/2021 16:23

    Po dhe eskavatori u duket makin garash??? Perfundimisht, shqipot duhet te ecin ne kembe se per mjete motorrike jane avdall fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?