Estonia, Lituania, Letonia në pritje të miratimit të SHBA për të dërguar armë në Ukrainë

20 Janar 2022, 01:15| Përditesimi: 20 Janar 2022, 01:16

  • Share

Estonia, Lituania dhe Letonia janë duke pritur për miratimin e SHBA për të dërguar armë vdekjeprurëse të prodhuara nga Amerika në Ukrainë, në mënyrë që të pengojnë një pushtim të supozuar rus, raportoi Politico të mërkurën.

Tre vendet baltike janë të përgatitura për të transferuar armë të tilla si raketa anti-blinduar dhe raketa tokë-ajër në Ukrainë, thuhet në raport duke cituar zyrtarë nga vendet dhe njerëz të njohur me këtë çështje. Senatori Jim Risch, i cili është republikani më i lartë në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, i tha Politico-s se shpreson që administrata Biden të miratojë menjëherë transferimin e armëve në Ukrainë. Rregulloret e SHBA-së për licencën e eksportit kërkojnë që vendet baltike të kërkojnë fillimisht miratimin nga Departamenti i Shtetit përpara se të transferojnë armët në Ukrainë.  Departamenti i Shtetit refuzoi të komentonte mbi këtë çështje dhe Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për koment, thuhet në raport.

Vendet perëndimore dhe Kievi së fundmi kanë shprehur shqetësime për "veprimet agresive" të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën. Kievi akuzon Moskën për ngritje ushtarake dhe përgatitje për një pushtim të vendit fqinj. Megjithatë, Rusia i mohon akuzat dhe rithekson se nuk ka ndërmend të sulmojë ndonjë vend. Për më tepër, Moska i sheh akuzat si një pretekst për vendosjen e më shumë pajisjeve ushtarake të NATO-s pranë kufijve rusë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?