Ethet e fushatës! Politika ‘harron’ pandeminë, takime me grumbuj njerëzish, shkelen masat anti-COVID

5 Shkurt 2021, 15:53| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 16:05

  • Share

Teksa shifrat e infektimeve ditore nga koronavirus tashmë i kanë kaluar 1000, thirrjet e autoriteteve shëndetësore për respektim të masave anti-COVID duket se po bien në vesh të shurdhët sidomos kur vjen fjala te politikanët. Ethet e garës elektorale i kanë bërë ata të harrojnë ekzistencën e pandemisë, e cila vetëm një ditë më parë mori në vendin tonë 14 jetë.

Ndonëse përpiqen të kurojnë mediatikisht takimet e tyre elektorale, duke u shfaqur me maska dhe jo grumbullime janë rrjetet sociale ato që po tradhëtojnë devotshmërinë e politikanëve për të ruajtur shëndetin e qytetarëve në prag fushate.

Pas zyrtarizimit me vonesë të drejtuesve të qarqeve, PD nisi intensivisht takimet. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, herë në ambiente të mbyllura e herë në ambiente të hapura, grumbullimet i kalojnë 10 persona, ndonëse akti normativ i ndalon. Maskat mungojnë në pjesën më të madhe të tyre.

Ajo çka rrit më tepër rrezikshmërinë, është fakti që në këto takime marrin pjesë simpatizantë të moshave mbi 50 vjeç, që janë edhe kategoria më e rrezikuar nga koronavirusi.

Edhe socialistët nuk kanë mundur ti shpëtojnë shkeljeve ndaj masave anti-COVID.

Së fundmi 'sfiduese' e masave anti-COVID ka qenë edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila si pjesë e qeverisë duhet të kishte përgjegjësi të drejtpërdrejtë në ndërgjegjësimin e qytetarëve për rrezikun e koronavirus.

Në përpjekje për të mbledhur rreth vetes elektorat, edhe ish deputetët e LSI kanë publikuar në rrjetet sociale takime elektorale ku nuk mbahen as maska dhe nuk respektohet as distance fizike.

E teksa partitë e mëdha refuzojnë të bëhen shembuj, nën hapat e tyre ecin dhe partitë e vogla, apo kandidatët e pavarur për të cilët sigurimi i një vendi të sigurt në parlament është më I rëndësishëm se shëndeti I atyre që I mbështesin.

Autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar ashpërsim të masave nëse trendi I infektimeve vijon rritjen, por partitë politike që po shkelin hapur masat, duke rrezikuar edhe jetët e qytetarëve, vijojnë të mbeten të pandëshkuara.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?