Ledina Riza fiton garën përballë Etien Kapos, zgjidhet anëtarja e 11-të e KLP! Merr 113 vota

25 Tetor 2022, 10:32| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 13:35

  • Share

Sot është zgjedhur anëtarja e re e Këshillit të lartë të Prokurorisë. Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme votuan 200 prokurorë. Në përballjen me Etien Kapon, Ledina Riza arriti të merrte më shumë vota duke u bërë anëtarja e 11-të e KLP.

Riza mori 113 vota, Kapo mori 83 vota ndërsa 4 të tjera u cilësuan të pavlefshme.

Ndërkohë nga hapja e garës për kreun e ri të SPAK ende s’është paraqitur asnjë kandidaturë pranë KLP-së. Arben Kraja përfundon mandatin në datën 19 dhjetor. Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.

Etien Kapo dhe Ledina Riza

Ora 13:30
Ledina Riza zgjidhet anëtarja e re e KLP, merr 113 nga 200 vota

1666697260_ledinariza.jpg

Ledina Riza është zgjedhur anëtare e re e KLP. Nga 200 vota, 113 kanë shkuar për Rizën, 83 për Etien Kapon dhe 4 janë cilësuar të pavlefshme.

Komento

Komente

  • Ina,: 25/10/2022 13:53

    Te zgjidhet e te vij ne krye te institucioneve kush te doje,drejtesi mbetet e korruptuar,populli nuk po zgjidh asnje gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?