Sport

Euro 2020 merr 'flakë', sot për 1/8 luhet Belgjikë-Portugali! Sfidohen Lukaku-Ronaldo, Italia pret të njihet me rivalët! Holanda sfidon 'pengesën' Çeki për Danimarkën

27 Qershor 2021, 10:39| Përditesimi: 27 Qershor 2021, 11:57

  • Share

Italia pret rivalin e çerekfinaleve. Një kundërshtar jo dosido por që del nga superpërballja e 1/8 Belgjikë-Portugali  ose më mirë nga sfida Lukaku-Ronaldo. Në Sevilla duke nisur nga ora 21:00 Belgjika që i mbylli grupet me tre fitore dhe ka 13 ndeshje radhazi që vetëm fiton në ndeshjet e Europianëve duke përfshirë edhe kualifikueset kërkon kualifikimin. Pritet që nga minuta e parë të jenë edhe De Bruyne e Eden Hazard së bashku me Lukakun. Trajneri Roberto Martinez thotë se nuk e ndërron De Bruynen me Ronaldon ndërsa për Portugalinë nënvizon: “Është ekip fitues dhe ka lojtarë shumë cilësor. Është kampionia në fuqi. Ne e respektojmë por duam të kualifikohemi”. Me 47 gola në 13 ndeshje dhe me një Lukaku në super formë belgët duken të papërmbajtshëm.

Në kampin e luzitanëve e shohin si një finale përballjen e sotme të 1/8 ndaj Belgjikës. Të paktën trajneri Fernando Santos ka thënë se kjo sfidë është një finale për ta dhe finalet jo thjesht luhen por fitohen.Bruno Fernandes pritet ta nisë sërish nga stoli ndërsa në në majën e sulmit do jetë Ronaldo i mbështetur nga Silva e Jota. Me 14 gola në finalet e Europianëve dhe 5 në Euro 2020 Ronaldo pasi i shënoi Gjermanisë e Francës e ka këmbën e “nxehtë” edhe për Belgjikën.Me rreth 6 mijë portugezë të mbërritur në Sevilla, Portugalia duket sikur luan në shtëpi. Drejtësi do të vendos gjermani Felix Brych.

Ora 11:46
Në 18:00 për 1/8 e Euro 2020 Çekia sfidon Holandën! 'Tulipanët' favoritë duan çerekfinalen me Danimarkën

 

Holanda shihet si favoritja e madhe ndaj Çekisë për të siguruar një biletë për në çerekfinale të EURO 2020, ku do të gjente Danimarkën. Tulipanët nuk duhet të gabojnë në Budapest në ndeshjen që nis në orën 18:00 për t’i dhënë vazhdimësi ëndrrës dhe rezultateve të mira që morën në grup me 3 fitore dhe tetë gola të shënuar. Depay e kapiteni Wijnaldum janë një garanci për skuadrën ashtu si edhe dyshja e mbrojtjes De Ligt-De Vrij.Trajneri Frank de Boer shikon larg dhe thotë se Holanda e tij nuk do thjesht të arrijë në finale por të fitojë trofeun. Rivalët e sotëm i cilëson një skuadër shumë të mirë dhe e mbyll duke thënë se për të mundur çekët Holanda duhet të jetë në top formë. Nga këmbët e De Jong pritet që të nisë gjithë inspirimi i tulipanëve edhe në këtë sfidë.

Tek Çekia e dinë shumë mirë që kanë përballë një rival shumë të fortë. Trajneri i çekëve thotë se për të mundur Holandën duhet të japësh 150% në fushë. Çekia u kualifikua si e treta e grupit D falë edhe një super forme të sulmuesit Patrick Schick. Holanda do të përballet nga formacioni më i mirë i çekëve që nëse do kualifikoheshin do realizonin një arritje të madhe.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?